Pyetje: Nëse dikush i lë në ruajtje dikujt një pasuri të caktuar dhe më pas largohet për diku dhe nuk kthehet për njëfarë kohe të konsiderueshme, ndërkohë që ruajtësi i amanetit nuk di të dhëna rreth tij: ku është, si ta kontaktojë? Çfarë duhet të bëjë me këtë pasuri?
Përgjigje: Nëse realiteti është siç u parashtrua në pyetje, atëherë nëse është dëshira dhe mundësia për ta ruajtur atë pasuri dhe ndërkohë të përpiqet për të gjetur kontakte e pronarit të pasurisë.
Përndryshe, atë shumë parash e jep sadaka për të varfërit ose e jep për ndonjë projekt bamirësie, me nijetin që shpërblimi i asaj sadakaje të jetë për të zotin e pasurisë.
Nëse më vonë ndodh që personi paraqitet apo kontakton, e informon për çfarë ka ndodhur realisht. Nëse ai bie dakort me veprimin tënd çdo gjë është në rregull, ose përndryshe do i japësh shumën e parave dhe do e llogarisësh shpërblimin e tyre për vete.
Komisioni i Përhershëm i fetvave 15/406
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi