Komisioni i përhershëm është pyetur: A është e ligjërueshme bërja e ikametit kur gratë falen bashkë?
Përgjigje: Ato (gratë) nuk e kanë të ligjërueshëm bërjen e ikametit kur falin namazin; qoftë kur e falin vetëm apo me xhemat mes tyre, si dhe nuk e kanë të ligjëruar thirrjen e ezanit.
[Fetava Lexhnetu Daimetu: 6/84]
Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: A i lejohet femrës të thërrasë ezanin, e të bëjë ikametin kur falet?
Shejhu (Allahu e mëshiroftë) është përgjigjur:
Nuk është e ligjërueshme që femra të thërrasë ezanin apo të bëjë ikametin kur ajo fal namaz, sepse diçka e tillë është vetëm për burrat. Ndërsa grave nuk u ligjërohet thirrja e ezanit dhe bërja e ikametit, porse falen pa ezan dhe pa ikamet.
[Mexhmu Fetava ëe mekalat muteneëiatu: 10/356]
Allahu e di më së miri.
Përktheu Ylli Rama
Të Ngjashme
- Tekbiri i përgjithshëm dhe tekbiri i kufizuar Udha e Besimtarëve
- A bie detyrimi i namazit të xhumasë nëse bie në ditën e Bajramit? Uthman El Hamis
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve