Komisioni i përhershëm i fetvave është pyetur: Desha të di në lidhje me engjëjt që janë ngarkuar për të regjistruar veprat e njeriut gjatë jetës së tij, ‘mbikëqyrësit e rreptë’ që shënojnë çdo fjalë apo vepër të njeriut. A vdesin ata kur njeriu të cilin e kishin nën mbikqyrje ndërron jetë? Çfarë ndodh me ta?
Përgjigjja e Komisionit të fetvave: Çështjet që kanë të bëjnë me engjëjt dhe veçoritë e tyre bëjnë pjesë në dijen e fshehtë (gajbin). E vetmja mënyrë për të mësuar rreth tyre është nëpërmjet shpalljes hyjnore, nSi përkujtohen mirësitë e Allahut?pSi përkujtohen mirësitë e Allahut?rmjet Kuranit dhe traditës profetike.
Nuk ekziston asnjë tekst që të na tregojë nëse engjëjt e ngarkuar për shkrimin e veprave vdesin me vdekjen e njeriut që kishin nën mbikëqyrje. Po ashtu, nuk ekziston asnjë tekst nga Kurani dhe tradita profetike e saktë që të na tregojë nëse ata jetojnë, apo të na tregojë se ç’ndodh me ta.
Kjo çështje i takon Allahut dhe ne nuk jemi obliguar të pohojmë çfarë ndodh me ata engjëj, e natyrisht që nga kjo çështje nuk varet asnjë adhurim. Kjo pyetje dhe të ngjashmet me të janë angazhim rreth çështjeve të cilat nuk sjellin asnjë dobi.
Duke u nisur nga kjo, e këshillojmë pyetësin të mos interesohet për çështje të cilat nuk i sjellin dobi. Përkundrazi, njeriu duhet të pyes dhe të interesohet për çështje të cilat i bëjnë dobi atij dhe muslimanëve të tjerë, qoftë ajo dobi që ka të bëjë me jetën e kësaj bote apo që ka të bëjë me të mirat e botës tjetër.
“Komisioni i përhershëm i fetvave” 2/185.
Përktheu: Edmond Ajdini
Dosje: Dita e Gjykimit
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli