Është pyetur Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë: A i falet namazi i xhenazes atij që vret veten?
Përgjigje: I falet namazi i xhenazes nga disa prej muslimanëve, siç u falet namazi gjynahqarëve të tjerë që bëjnë gjynahe të mëdha.
Tek ehli suneti ai konsiderohet musliman, edhe pse ka bërë gjynah të madh siç është kjo vepër.
“Fetvatë e Bin Bazit” 13/162.
Është pyetur shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë: A lahet dhe a i falet xhenazja atij personi që vret veten?
Përgjigje: Ai që vret veten lahet, qefinoset, i falet xhenazja dhe varroset në varrezat e muslimanëve, sepse ai nuk konsiderohet mohues.
Ai që vret veten është gjynahqar i madh dhe jo mohues. Imami mund të mos ja falë xhenazen për tu treguar njerëzve se kjo është vepër e shëmtuar dhe e ulët për muslimanin. Ky është reagim përmes të cilit imami u jep mësim njerëzve me mosfaljen e kësaj xhenazje, por atij ja falin namazin xhematlinjtë e thjeshtë.
“Fetvatë e Bin Bazit” 13/122 dhe “Fetvatë islame” 2/62.
Përktheu: Arjan Gazidede
Dosje: Vllazëria
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’u flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e bërjes së tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave: nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Prej veprave të pëlqyera gjatë eklipsit Udha e Besimtarëve
- Kënaqësia më e madhe e banorëve të Xhenetit Ibn Kajim el-Xheuzije