Biografi përmbledhëse e dijetarit të shquar El Kadi Ijad

February 8, 2017

Biografi përmbledhëse e dijetarit të shquar El Kadi Ijad[1]

(476 – 544 hixhri)

 

Emri i tij dhe origjina.

El Kadi Ijad, emri i plotë i tij është Ebu El Fadël Musa bin Ijad bin Umer bin Musa el Jahsubi es Sebti. Ka lindur në qytetin Sebteh në vitin 476 hixhri[2]. Ai ishte gjykatës, dijetar i hadithit, ndër juristët më të mirë, e njëkohësisht ndër komentuesit e Kuranit të madhërishëm. I përkiste shkollës juridike El Meliki.

El Kadi Ijad përvetësoi nga të gjitha llojet e diturisë që gjendeshin në periudhën në të cilën jetoi. Ai dallonte për zgjuarsi dhe mendjemprehtësi të pashembullt. Janë të pakët ata dijetarë të cilët arritën të grumbullonin të gjitha specialitetet e diturisë. El Kadi Ijad ishte dijetar i hadithit, ndër komentuesit e Kuranit të madhërishëm, ndër juristët më të mirë, njohës i mirë i bazave të jurisprudencës, ishte letrar, poet, njohës i mirë i gjuhës arabe dhe rregullave gramatikore, e njëkohësisht ishte orator dhe hatib (ligjërues).

Mbas të njëzetave, El Kadi Ijad u shpërngul në El Andalus, vend në të cilin përfitoj mjaft prej njohurive nga dijetarët më të mirë të kohës që gjendeshin atje. Pastaj u kthye përsëri në Moskat, e më vonë në Sebteh, e kjo pasi kishte marrë dituri prej pothuajse njëqind dijetarëve të specialiteteve të ndryshme.

Pasi u vendos në Sebteh, banorët e saj treguan një interes të madh për të përfituar nga njohuritë që ai kishte grumbulluar në Andaluzi, dhe për këtë i kërkuan që ai të mbante mësime dhe ligjërata në foltoret më të dëgjuara në Sebteh. Më pas atë e propozuan anëtar në dhomën e diskutimeve dhe vendimarrjes, e nuk vonoi që ta caktonin si Gjykatës në qytetin e Sebte-s fillimisht, e më von të njëjtin post e mbajti edhe në Granada të Andaluzisë. Pas kësaj u bë i famshëm me titullin “El Kadi” – Kadiu, apo Gjykatësi, kjo për shkak se shumicën e jetës së tij e kaloi në detyrën e gjykatësit, në Marok dhe Andaluzi.[3]

El Kadi Ijad ka jetuar në fundin e qeverisjes së El Murabitinëve (461-542 hixhri) dhe fillimin e qeverisjes së El Muvahidinëve (524-767 hixhri). Pra, ai i ka njohur të dyja sistemet qeverisëse dhe prijësit e të dyja palëve.

Prej dinastisë së El Murabitinëve, prijësi ishte Jusuf bin Teshfin i cili ndërroi jetë në vitin 500 hixhri, dhe më pas djali i tij, Ali bin Jusuf i cili ndërroi jetë në vitin 537 hixhri.

Ndërsa prijësit e dinstisë së El Muvahidinëve ishin: El Mehdi bin Tumurt, i cili ndërroi jetë në vitin 524 hixhri dhe pas tij, Abdulmu’min bin Ali El Kumi, i cili ndërroi jetë në vitin 558 hixhri.

Rreth vitit 553 hixhri, në Sebteh ndodhën disa revolta kundër qeverisjes së El Muvahidinëve, për të cilat u hodhën dyshime se nxiteshin nga El Kadi Ijad, e për këtë arsye ai u syrgjynos në Muraksh. Një vit pasi ishte interrnuar në Muraksh, në vitin 554 hixhri, ai ndërroi jetë dhe u varros në Beb Ilan, vend i njohur në të cilin ndodhet varri i tij.[4]

El Kadi Ijad ishte bashkëkohës i El Fet’h bin Hakan, i cili mbante postin e ministrit në Andaluzi, por gjithashtu ishte letrar dhe poet i famshëm, si dhe autor i disa librave. Ai e ka lavdëruar El Kadi Ijad-in në librin e tij “Kaleid el akjan”, libër në të cilin ka përmbledhur më të famshmit prej dijetarëve, poetëve, qeveritarëve, ministrave, shkrimtarëve etj.

Po ashtu, El Kadi Ijad ka qenë bashkëkohës i një numri të madh dijetarësh të fushave të ndryshme, ku ndër më të famshmit prej tyre ishin:

 

  1. Zejnudin Ebu Zekerija bin Muit. Ai është autori i “El Elfije-s” së famshme. Ndërroi jetë në vitin 628 hixhri.
  2. Mejmun El Hatabi. Ka qenë poet i talentuar, orator i madh, njeri i urtë dhe filozof i mençur. Shumë prej studjuesve e kanë krahasuar me El Mutenebi-n e famshëm.
  3. Ebu El Abas El Xheravui, poeti i famshëm, i cili në fushën e poezisë krahasohej me Ibën Temam-in.
  4. Ebu Xhafer bin Atije (517 – 553 hixhri). Ditën në të cilën është vrarë, Abdulmu’mini kishte thënë: “Shkoi Ibën Atija, e bashkë me të, shkoi dhe letërsia”.
  5. Ibën Habus, poeti i parë i cili recitoi për nder të Abdulmu’minit në gostinë e njohur të “Xhebel El Fet’hit”.
  6. Ebu Hafs El Egmeniti (530 – 603 hixhri).
  7. Ebu El Abas Es Sebti (524 – 601 hixhri)[5].
  8. Ebu Abdullah Muhamed bin Abdulkerim El Fesi, i njohur si Ibën El Keneni. Ndërroi jetë në vitin 596 hixhri.
  9. Abdullah bin Said El Uexhdi (495 – 510 hixhri).
  10. Ebu Is’hak Ibrahim bin Xhafer El Levueti, i njohur ndryshe si Ibën El Fesi. Ndërroi jetë në vitin 513 hixhri.
  11. Ebu Abdullah Et Temimi El Kadi, i njohur si Ebu Abdullah Muhamed bin Isa (429 – 505 hixhri).

Mësuesit e El Kadi Ijad-it

 El Kadi Ijad ka mësuar prej shumë dijetarëve të specialiteteve të ndryshme, prej të cilëve përmendim:

  1. Ebu El Uelid Muhamed bin Ahmed bin Rrushd. Ishte dijetar dhe studjues i shkollës juridike El Meliki. Më së shumti ka marrë dituri nga Ibën Rrizku, por ka dëgjuar edhe prej El Xhijani-t, Ibën Feraxhit dhe Ibën Ebi El Afije. Ishte specialist në fushën e bazave të jurisprudencës dhe çështjeve që kanë të bëjnë me zekatin. Ishte prijësi i dijetarëve të Aqndaluzisë dhe Marokut në periudhën në të cilën jetoi. U caktua gkykatës i Kordovës për një periudhë kohe. Ka mësuar prej tij El Kadi Ijad…”[6]
  2. Hoxha Muhamed bin Ahmed bin khalef bin Ibrahim Ebu Abdullah Et Texhibi. Kadiu i bashkësisë islame në Kurtuba.
  3. Hoxha Ebu Abdullah bin Muhamed bin Es Sejid El Betlisi.
  4. Ebu Ali Es Sudfi Hasen bin Muhamed bin Fejrah bin Habun bin Sekrah.
  5. Ebu Abdullah Muhamed bin Abdurrahmen bin Ali bin Said bin Abdilah El Xhedhemi.
  6. Husejn bin Muhamed bin Ahmed Ebu Ali El Xhijani El Gaseni. Prijësi i dijetarëve të hadithit për periudhën në të cilën ka jetuar, në Kurtuba.
  7. Ebu Bekër Muhamed bin Abdullah bin Ahmed El Meafiri El Ishbili.
  8. Ebu Abdullah Muhamed bin Ali bin Muhamed Et Teglibi.
  9. Ebu Bekër bin Atije. Ka qenë dijetar i hadithit dhe jurist i njohur.

 

Njohje me librat dhe dorëshkrimet e El Kadi Ijad-it

 El Kadi Ijad, me librat dhe dorëshkrimet e tij, i ka lënë librarisë islame një trashëgimi të pasur e të larmishme. Librat e tij më të njohur janë:

 

  1. “El Exhuibetu el mukhbirah an el meseil el muhajirah”
  2. “Exhuibetu el Kurtubijin ue ekhberuhum”
  3. “El Ialem bi hudud kavuaim el Islam”
  4. “Ikmel el mualim bi fevuaidi sherhi Muslim”
  5. “El Ilmea fi dabti err rriuajeti ue tekjidi es semea”
  6. “Begjetu err rraid, lime tedamenehu hadithu Umu Zer’ain min el fevuaid”
  7. “Tertibu el mederik ue tekribu el meselik li mearifeti medh’heb Melik”
  8. “El Xhemiu fi et terikh”
  9. “ Es sejfu el meslul ala men seb-be eshabu Err Rrasul”
  10. “Es Safe bi tehriri Esh Shife”
  11. “El Ujunu es sit-teh fi ekhberi Es Sebteh”
  12. “Garib esh shubuhet”
  13. “Gunijeh fi esmei esh shujukh”
  14. “Gunijetu el ketib ue begijetu et talib”
  15. “Mesherif el enuar fi tefsiri garib el hadith el muhtesar”
  16. “Dabtu el elfadh ue et tenbih ala meuedi’i el euhem ue et tes’hifet ue dabti esmei err rrixhel”
  17. “Kiteb el akideh”
  18. “El Kaueid”
  19. “Metalib el efhem fi sherhi el ehkem ue el mekasid el hisen fi me jelzemu el insen”
  20. “Sherhu el burhan ala sihati xhezmi el èdhen”
  21. “Esh Shubuhet el mustenbetah ala el kutubi el mudeueneh ue el mukhteletah”
  22. “Edaijetun ue tehmidet”
  23. “Esh Shife bi tearifi hukuk El Mustafe”

 

Përveç titujve të përmendur më sipër, janë edhe të tjera libra dhe dorëshkrime autori i të cilave njihet se është El Kadi Ijad (Allahu e mëshiroftë!).

Libri “Esh Shife bi tearifi hukuk El Mustafe” të cilin e keni në duar është më i njohuri dhe më i përhapuri ndër librat e El Kadi Ijad-it. Atë e gjen pothuajse në të gjitha libraritë islame, qoftë ajo librari e përgjithshme apo private. Madje, ky libër, për shkak të përmbajtjes që ka, shpesh është botuar edhe për qëllime jofitimprurëse nga individë dhe organizata të ndryshme.

Përktheu Edmond Ajdini

[1] Shkëputur nga libri “Keshf edh dhunun” vëllimi: 4, faqja: 52.

[2] Në librin “En Nubug El Magribi” vëllimi: 1, faqja: 88, citohet se El Kadi Ijad ka lindir në muajin Shaban të vitit 496 hixhri.

[3] “En Nubug El Magribi” vëllimi: 2, faqja: 32 dhe faqja: 142. Shiko gjithashtu “Et Tearif bi El Kadi Ijad” me korrektim të prof. Abduselam El Herras dhe prof. Said Earab, botim i Ministrisë së fesë dhe çështjeve islame; faqja: 1401 dhe 1981.

[4] “Mudhekerat min et turath El Magribi” vëllimi: 2, faqja: 273-274.

[5] “Mudhekerat min et turath El Magribi” vëllimi: 2, faqja: 276.

[6] “Ed Dibaxh” i autorit Ibën Ferhun, faqja: 129. Shiko gjithashtu librin “Esh Shedherat”, vëllimi: 2, faqja: 62 dhe “Shexheratu en nur ez zekijeh”, faqja: 129.

Loading...