Leximi në namazin e sabahut ditën e xhuma

February 9, 2017

Leximi në namazin e sabahut ditën e xhuma

(Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Khaladi el-Bahilijji s eka thënë: Na ka treguar Uekiu dhe Abdurrahman bin Mehdijji se kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Mukhaueli: Nga Muslim el-Betin: Nga Seid bin Xhubejr: Nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma se ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e sabahut të ditës së xhuma lexonte “Elif, lam, mim. Tenzilu” (Sure) Es-Sexhde dhe “Hel eta alal-insani“. [1]

(Sahih ligajrihi) Na ka treguar Ez’her bin Meruan se ka thënë: Na ka treguar El-Harith bin Nebhan se ka thënë: N aka treguar Asim bin Behdeleh: Nga Mus’ab bin Sad: Nga babai i tij se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e sabahut të ditës së xhuma lexonte “Elif, lam, mim. Tenzilu” dhe “Hel eta alal-insani“.[2]

(Sahih) Na ka treguar Harmeleh bin Jahja se ka thënë: Na ka treguar Abdullah bin Uehbi se ka thënë: Më ka njoftuar Ibrahim bin Sad: Nga babai i tij: Nga El-Earaxhi: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e sabahut të ditës së xhuma lexonte “Elif, lam, mim. Tenzilu” dhe “Hel eta alal-insani“.[3]

 (Sahih) Na ka treguar Is’hak bin Mensur se ka thënë: Na ka lajmëruar Is’hak bin Sulejman se ka thënë: Na ka lajmëruar Amër bin Ebi Kajs: Nga Ebu Ferueh: Nga Ebu El-Ahues: Nga Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e sabahut të ditës së xhuma lexonte “Elif, lam, mim. Tenzilu” dhe “Hel eta alal-insani“. Is’haku ka thënë: Kështu na ka treguar Amri: Nga Abdullahu, nuk dyshoj në të.[4]

Përktheu: Unejs Sheme

 

[1] Muslimi (879), Ebu Daudi (1073), Tirmidhiu (520), Nesaiu (956) dhe “Tuhfeh” (5613)

[2] “Tuhfeh” (3945)

[3] Buhariu (891), Muslimi (880), Nesaiu (955) dhe “Tuhfeh” (13647)

[4] “El-Irvau” (3/95) dhe “Tuhfeh” (9501)

Loading...