Ansambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, e mbledhur në konferencën e saj të tretë, në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, në datat 11-16 Tetor 1986, mori në shqyrtim të gjithanshëm çështjen e eutanazisë, duke dëgjuar shpjegimet e hollësishme të mjekëve specialistë. Në bazë të të dhënave dhe shpjegimeve të parashtruara, ansambleja vendosi:
Sipas legjislacionit islam, personi konsiderohet i vdekur dhe për rrjedhojë aplikohen ndaj tij të gjitha normat fetare që kanë të bëjnë me vdekjen, nëse ndodh njëri nga këto dy fenomene apo të dyja sëbashku:
1) Nëse i ndalon zemra dhe frymëmarrja, totalisht, dhe mjekët janë të bindur që nuk ka më kthim pas këtij ndalimi.
2) Nëse truri i tij pushon së funksionari, në të gjitha funksionet e tij, në mënyrë të pakthyeshme, dhe mjekët specialistë janë të bindur për pamundësinë e rikthimit të funksionimit të trurit. Në këtë rast lejohet shkëputja e aparateve mjekësore që e mbajnë në jetë, pavarësisht faktit se disa organe (si psh zemra) vazhdojnë të punojnë për shkak të asistencës së aparateve mjekësore.
Vendimi nr 5, botuar në Revistën shkencore të Akademisë, vëllimi 2, faqe 807
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Festat jo-islame; Dita e 1 Majit si Shembull Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e Lutjes së Pranueshme Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi