76/93 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Uekiu, nga El Eamashi, nga Abdullah bin Murrah, nga Ebu el Ehuas, nga Abdullahu nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Vini re! Unë nuk jam i nevojshëm për të marrë ndonjë si halil. Nëse do merrja dikë për halil atëherë do merrja Ebu Bekrin. Me të vërtetë shoku juaj (Muhamedi) është halili i Allahut.”[1] Uekiu ka thënë: Ka pasur për qëllim veten e tij.
77/94 (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Ali bin Muhamed nga Ebu Muauijeh, nga El Eamashi, nga Ebi Salih, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Nuk më ka bërë dobi ndonjë pasuri ashtu siç më ka bërë dobi pasuria e Ebu Bekrit.” Tha: “Ebu Bekri qau dhe tha: A nuk jam unë dhe pasuria ime vetëm se për ty o i Dërguari i Allahut?”[2]
78/95 (Sahih ligajrihi) [3] Na ka treguar Hisham bin Amar nga Sufjani, nga Hasen bin Umarah, nga Firasi, nga Shabijji, nga Harithi, nga Aliu radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ebu Bekri dhe Umeri janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të xhenetit nga të parët dhe të fundmit (mëvonshmit), përveç profetëve dhe të dërguarve. O Ali, mos i lajmëro ata (për këtë fjalë që thashë) derisa janë gjallë.”[4]
79/96 (Sahih ligajrihi) [5] Na ka treguar Ali bin Muhamed dhe Amër bin Abdullah nga Uekiu, nga El Eamashi, nga Atijjeh bin Sad, nga Ebu Seid el Hudrij radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit e gradëve më të larta të xhenetit do shihen nga ata më poshtë tyre (në grada) ashtu siç shihet ylli (nga banorët e tokës) kur ngrihet në horizontin e qiellit. Ebu Bekri dhe Umeri janë prej tyre dhe më të mirë (në grada dhe mirësi).”[6]
80/97 (Sahih ligajrihi) [7] Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Uekiu, nga Muhamed bin Beshar, nga Muvemel, nga Sufjani, nga Abdulmelik bin Umejr, nga shërbëtori i Rabij bin Hirash, nga Rabij bin Hirash, nga Hudhejfe bin el Jeman radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë nuk e di dhe sa kohë do qëndroj në mesin tuaj, por (pas largimit tim nga kjo botë) ju ndiqni ata të dy pas meje.” Dhe bëri me shenjë nga Ebu Bekri dhe Umeri.[8]
81/98 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Jahja bin Adem, nga Ibën el Mubaraku, nga Umer bin Seid bin Ebi Husejn, nga Ibën Ebi Mulejkeh, nga Ibën Abasi se: Kur Umerin e vendosën në shtrat, njerëzit u mblodhën përreth tij dhe bënin lutje dhe i luteshin Allahut që ta mëshirojë. Ose ka thënë: E lavdëronin atë dhe bënin lutje që Allahu ta mëshironte – para se të ngrihej. Ndërsa unë isha në mesin e tyre, dikush që më erdhi nga pas më frikësoi dhe më kapi prej shpatullave. U ktheva nga ai dhe pashë që ishte Ali bin Ebi Talib i cili lutej që Allahu ta mëshironte Umerin. Pastaj tha: Nuk ke lënë pas diçka më të dashur tek mua se sa ta takoj Allahun me vepra të ngjashme me veprat e tua. Po, pasha Allahun! Kam mendur se Allahu i Lartësuar do të bashkonte me dy shokët e tu, ngase unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shpesh të thoshte: “Shkova unë me Ebu Bekrin dhe Umerin. Hyra unë me Ebu Bekrin dhe Umerin. Dola unë me Ebu Bekrin dhe Umerin.” Gjithmonë kam menduar që Allahu do të bashkonte me dy shokët e tu (me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekrin radijAllahu anhu).”[9]
82/100 (Sahih ligajrihi) [10] Na ka treguar Ebu Shuajb Salih bin el Hejthem el Uasitiju nga Abdulkudus bin Bekr bin Khunejs, nga Malik bin Miguel, nga Aun bin Ebi Xhuhajfeh nga babai i tij se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ebu Bekri dhe Umeri janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të xhenetit nga të parët dhe të fundmit (mëvonshmit), përveç profetëve dhe të dërguarve.”[11]
83/101 (Sahih) Na ka treguar Ahmed bin Abdeh dhe Husejn bin el Hasen el Merueziju nga Mu’temir bin Sulejman, nga Humejdi, nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: “Të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i thanë: O i Dërguar i Allahut! Cili prej njerëzve është më i dashur tek ty? Tha: Aisha. I thanë: Po nga burrat? Tha: Babai i saj.”[12]
84/102 (Sahih)[13] Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Ebu Usame, nga El Xhurajriju, nga Abdullah bin Shekik se ka thënë: “I thashë Aishes: Cili nga shokët e tij (Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka qenë më i dashur tek ai? Tha: Ebu Bekri. Thashë: Pastaj cili? Tha: Umeri. Thashë: Pastaj cili? Tha: Ebu Ubejdeh.”[14]
Përktheu: Unejs Sheme
——————————————————————–
[1] Muslimi 2384, Tirmidhiu 3655 dhe “Tuhfeh” 9497.
[2] Tirmidhiu 3661, “Es-Sahihah” 2718 dhe “Tuhfeh” 12528.
[3] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.
[4] “Es-Sahihah” 824, Tirmidhiu 3665 dhe “Tuhfeh” 10035.
[5] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.
[6] Tirmidhiu 3658, “Er-Rauda en-Nedir” 970 dhe “Tuhfeh” 4206.
[7] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.
[8] Tirmidhiu 3663, “El mishkah” 6052, “Es-Sahihah” 1233 dhe “Tuhfeh” 3317.
[9] Buhariu 3677, Muslimi 2389 dhe “Tuhfeh” 10193.
[10] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.
[11] “Es-Sahihah” 824 dhe “Tuhfeh” 774.
[12] Tirmidhiu 3890, “Et-tealiku alal-Ihsan” 7063 dhe “Tuhfeh” 774.
[13] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman ky hadith gjendet nën temën: “Vlerat e Umer bin el Hatabit radijAllahu anhu”.
[14] “Et-Tealiku alal-Ihsan” 7063, Tirmidhiu 3657 dhe “Tuhfeh” 16212.
Dosje: sahabet