Vlerat e Umer bin el-Hatabit radijAllahu anhu
85/105. (Sahih ligajrihi)[1] Na ka treguar Muhamed bin Ubejd bin Ubejd el-Medinijju se ka thënë: Na ka treguar Abdulmelik bin el-Maxhishuni se ka thënë: Më ka treguar Ez-Zenxhijj bin Khalid: Nga Hisham bin Urveh: Nga babai i tij: Nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Allah! Forcoje dhe ndihmoje Islamin me Umer bin el-Hatabin në veçanti.”[2]
86/106. (Sahih ligajrihi)[3] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Shubeh: Nga Amër bin Murrah: Nga Abdullah bin Selemeh se ka thënë: E kam dëgjuar Aliun radijAllahu anhu të thotë: “Njeriu më i mirë pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është Ebu Bekri. Ndërsa njeriu më i mirë pas Ebu Bekrit është Umeri.”[4]
87/107. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin el-Harith el-Misrijju se kathënë: Na ka lajmëruar El-Lejth bin Sad se ka thënë: Më ka treguar Ukajli: Nga Ibën Shihab se ka thënë: Më ka njoftuar Seid bin el-Musejjib se: Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka thënë: Po qëndronim ulur te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur ai tha: “Në kohën që po flija e gjeta veten time në xhenet. Atje pash një grua e cila po merrte abdes pranë një pallati. I thash asaj: Për cilin është ky pallat? Tha: Për Umerin. Më erdhi ndërmend xhelozia e tij (Umerit) kështu që u largova.” Ebu Hurejra radijAllahu anhu tha: Umeri qau dhe tha: A për ty o i Dërguari i Allahut –bëfsha kurban babain dhe nënën time- të ndiej xhelozi?”[5]
88/108. (Sahih) Na ka treguar Ebu Selemeh Jahja bin Khalef se ka thënë: Na ka treguar Abduleala: Nga Muhamed bin Is’hak: Nga Mekhuli: Nga Gudajf bin el-Harith: Nga Ebu Dherri radijAllahu anhu se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Me të vërtetë Allahu e ka vendosur të vërtetën te gjuha e Umerit dhe ai flet me të (të vërtetën).”[6]
Përktheu Unejs Sheme
[1] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih pa fjalën e tij “në veçanti“). Shejh Isam bin Musa Hadij thotë: “Fjala e fundit e shejhut tonë (Albanit) është se hadithi saktësohet.” “Es-Sahihah” (3225)
[2] “El-Mishkah” (6036), “Sahihus-sirah en-Nebeuijeh” dhe “Tuhfeh” (17244)
[3] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).
[4] “Dhilalul-Xhenneh” (1201), Buhariu (3671), Ebu Daudi (4629) dhe “Tuhfeh” (10189)
[5] Buhariu (3242), Muslimi (2395) dhe “Tuhfeh” (13214)
[6] Ebu Daudi (2962), “El-Mishkah” (6034) dhe “Tuhfeh” (11973)