Është pyetur Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë): Kur sheh dikë në ëndërr, si xhaxhain, gjyshin apo dajën …etj. A duhet dhënë sadaka për atë person që e sheh në ëndërr?
Përgjigje:”Nuk është e nevojshme që të japësh sadaka, në çfarëdo gjendje që ta shohësh atë. Nëse e sheh (të vdekurin) në gjendje që të gëzon, kjo është gjë e mirë dhe ju tregon njerëzve të tjerë që e duan. E nëse e sheh (në ëndërr) në gjendje të keqe, nga argumentet fetare kemi mësuar se duhet ti kërkojmë mbrojtje Allahut nga cytjet e shejtanit të mallkuar dhe nga e keqja e asaj që ka parë, pastaj pështyn nga e majta tri herë dhe kthehet nga ai krah që ishte, në krahun tjetër dhe të mos e tregojë ëndërrën që ka parë.
Nëse i ndodh përsëri në ëndërr diçka e tillë, ngrihet dhe pështyn nga krahu i majtë tri herë dhe kërkon mbrojtje tek Allahu nga e keqja që pa dhe nga e keqja e shejtanit. E permend Allahun, merr abdes dhe falet derisa të largohet prej tij kjo ëndërr e keqe.
Shejtani transformohet në gjëra të këqija me qëllim që ta dëshpërojë besimtarin, ta plogështojë dhe ta pikëllojë atë. Allahu na e ka treguar këtë fakt se si ai (shejtani) ka dëshirë ta dëshpërojë njeriun.
Allahu i Lartësuar thotë: ” Intrigat e fshehta vijnë vetëm nga djalli, për t’i dëshpëruar besimtarët. E megjithatë, ai nuk mund t’u shkaktojë kurrfarë të keqeje, përveç nëse Allahu e lejon atë. Pra, besimtarët le të mbështeten tek Allahu!”
Kjo tregon se shejtani rri gjithmonë vigjilent, me qëllim që ta dëshpërojë besimtarin dhe tia ngushtojë kraharorin.
[Fetvatë Nurun Ala Darb Ibn Uthejmin]
Përktheu Arjan Gazidede
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve