101/114 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu, Ebu Muauijeh dhe Abdullah bin Numejr: Nga El-Eamashi: Nga Adij bin Thabit: Nga Zirri bin Hubejsh: Nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: “Profeti që nuk shkruante e as nuk lexonte (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), më la testament se mua nuk më do veçse besimtari dhe nuk më urren veçse munafiku (hipokriti).”[1]
102/115. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Muhamed bin Xhaferr se ka thënë: Na ka treguar Shubeh: Nga Sad bin Ibrahim se ka thënë: E kam dëgjuar Ibrahim bin Sad bin Ebi Uekas të tregojë nga babai i tij: Nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ai i ka thënë Aliut: “A nuk dëshiron të jesh për mua ashtu siç ishte Haruni për Musain?“[2]
103/116. (Sahih ligajrihi)[3] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu el-Husejn se ka thënë: Më ka lajmëruar Hammad bin Selemeh: Nga Ali bin Zejd bin Xhud’an: Nga Adij bin Thabit: Nga El-Bera bin Azib radijAllahu anhu se ka thënë: U kthyem me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga haxhi i tij që kreu dhe ndaloi në një rrugë dhe urdhëroi që të mblidheshin njerëzit për faljen e namazit. A kapi Aliun nga dora dhe tha: “A nuk jam unë më i afërti për besimtarët se sa vet vetja e tyre?” Thanë: Sigurisht që po. Tha: “A nuk jam më i afërti për besimtarin se sa vet vetja e tij?” Thanë: Sigurisht që po. Tha: “Ky (Aliu) është miku (i dashuri) i atyre që ma kanë mua të dashur. O Allah! Duaje atë që e do atë (Aliun)! O Allah! Armiqësoje atë që e armiqëson atë (Aliun)!”[4]
104/117. (Hasen ligajrihi)[5] Na ka treguar Uthman bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebi Lejla se ka thënë: Ebu Lejla qëndronte natën vonë me Aliun, dhe ai rrobat e verës i vishte në dimër ndërsa rrobat e dimrit i vishte në verë. I thamë: Sikur ta pyesje atë. Tha: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më kërkoi, ndërsa unë kisha dhimbje te sytë ditën e Hajberit. I thashë: O i Dërguari i Allahut! Mua më dhëmbin sytë. Kështu Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pështyu te sytë e mi dhe tha: “O Allah! Largoje prej tij nxehtësinë dhe të ftohtin!” Tha: Që nga ajo ditë unë nuk kam ndjerë kurrë nxehtësi dhe as ftohtë. Dhe tha: “Do dërgoj dikë që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ndërsa atë e do Allahu dhe i Dërguari i Tij. Dhe ai nuk zbrapset nga beteja.” Njerëzit filluan të shihnin, ndërsa ai dërgoi Aliun dhe ia dha atij flamurin.[6]
105/118. (Sahih ligajrihi)[7] Na ka treguar Muhamed bin Musa el-Uasitijju se ka thënë: Na ka treguar El-Mual-la bin Abdurrahman se ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebi Dhi’b: Nga Nafiu: Nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Haseni dhe Husejni janë dy zotërinjtë e djelmoshave të banorëve të xhenetit. Ndërsa babai i tyre (Aliu) është më i mirë se të dy ata.”[8]
106/119. (Hasen ligajrihi)[9] Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh, Suvejd bin Seid dhe Ismail bin Musa kanë thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Ibën Is’haku: Nga Hubshijji bin Xhinadeh se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ali është prej meje dhe unë jam prej (pjesë e) tij. Askush nuk e kryen diçka si dua unë përveç Aliut.”[10]
107/121. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh se ka thënë: Na ka treguar Musa bin Muslim: Nga Ibën Sabit -ai është Abdurrahmani-: Nga Sad bin Ebi Uekas radijAllahu anhu se ka thënë: Muauijeh erdhi në një nga haxhet e tij dhe tek ai hyri Sadi. Përkujtuan Aliun, ndërsa ai (Muauijeh) nuk foli mirë për të. Sadi u zemërua dhe tha: Flet kështu për personin ku unë kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Nëse kam dikë për mirë, atëherë Aliu është miku im.” E kam dëgjuar të thotë: “Ti (o Ali) je për mua ashtu siç ishte Haruni për Musain. Përveç se pas meje nuk ka profet.” Dhe e kam dëgjuar të thotë: “Do t’ia jap flamurin sot atij që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.“[11]
Përktheu Unejs Sheme
[1] Muslimi (78), Tirmidhiu (3736), Nesaiu (5018), “Es-Sahihah” (1720) dhe “Tuhfeh” (10092)
[2] Buhariu (3706), Muslimi (2404), “Er-Rauda en-Nedir” (277) dhe “Tuhfeh” (3840)
[3] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).
[4] “Es-Sahihah” (1750) dhe “Tuhfeh” (1797)
[5] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Hasen me dy rrugë të tjera te “Eusat” i Taberanit).
[6] “Tuhfeh” (10213)
[7] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).
[8] “Es-Sahihah” (796) dhe “Tuhfeh” (8434)
[9] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Hasen).
[10] Tirmidhiu (3719), “El-Mishkah” (6083), “Es-Sahihah” (1980), “Dhilalul-Xhenneh” (1189) dhe “Tuhfeh” (3290)
[11] “Es-Sahihah” (1750) dhe “Tuhfeh” (3901)