A lejohet përdorimi i gjarpërinjëve për mjekim?

February 25, 2017

Është pyetur Komisioni e përhershëm i Fetvave:

Një person i përdor gjarpërinjtë për mjekim, duke pretenduar se lejohet për raste të domosdoshme. Mënyra e përdorimit është si më poshtë:” Merret gjarpëri i gjallë dhe vendoset në yndyrë dhe ena lihet të ziejë mbi zjarr. Pastaj me yndyrën ku është gatuar gjarpri e përdor për kurim ndërkohë që kjo lëndë jep një dehje të lehtë. A lejohet të kurohesh me këtë yndyrë, nëse është vërtetuar se ka dhënë efekt në kurimin e sëmundjeve? A lejohet vendosja e gjarprit në gjalp pastaj të zihet mbi zjarr?
Përgjigje: Së pari: Nuk lejohet vendosja e kafshës të ziejë në zjarr kur ajo është e gjallë. Ky quhet dënim për kafshën dhe Pejgamberi (alejhi selam) e ka ndaluar diçka të tillë duke thënë: ” Dhe kur të vrisni një kafshë, vriteni në mënyrë të butë.”
Së dyti: Nuk lejohet të kurohesh me gjarpërinj apo me yndyrën që përgatitet me gjarpër. Kjo sepse gjarpëri nuk lejohet të konsumohet, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Gjithashtu, gjarpri i ngordhur është i pisët dhe mjekimi me diçka që nuk lejohet të konsumohet është haram i ndaluar. Fetvaja (25/25-26)

Shkurtimisht: Nuk lejohet ngrënia e mishrave të gjarpërinjve apo të ngjashmëve me ta qoftë për tu ushqyer apo për efekt kurimi. Gjërat që na ka lejuar Allahu, prej ushqimeve dhe ilaçeve, janë mëse të mjaftueshme për ne.

Përktheu Arjan Gazidede

Loading...