Përgjigje nga Muhadithi, Dijetari i nderuar Rrabia ibnu Hadij Umejr El Med’hali – Allahu e ruajt dhe i lartësoftë gradat e tij ne dynja dhe në ahiret – :
“Betohem në Allahun se të këtij mendimi kanë qenë dijetarët : Ibnu Bazi, Uthejmini dhe dijetarë të tjerë të cilët e njohin atë! Të gjithë janë të mendimit se ai nuk arrihet, nuk arrihet kurrë! Madje për disa shekuj me radhë, askush prej dijetareve nuk kishte arritur në gradën që arriti shejh Albani! Ka pasur dijetarë që kanë pas mësuar përmendësh më shumë se ai, por në lexim, studim, në shpërveshjen e mëngëve me seriozitet në kërkime dhe hulumtime, ky njeri nuk ka pasur shok!
Ai i ka ofruar një bibliotekë të pasur islamit, të cilën as shtetet apo institucionet e tyre nuk e përgatisin dot! Kushdo që shkruan në shkencën e hadithit në këtë kohë përfiton prej librave të tij, madje nuk bën dot pa to!
Arabët nuk i kanë njohur të drejtat e tij, madje i kanë bërë padrejtësi atij! Atë e nxori Allahu nga zemra e Evropës dhe e vendosi në bibliotekën Dhahirije, e cila ishte biblioteka më e mirë në vendet e lindjes, ku qëndroi për gjashtëdhjetë vjet me radhë duke ofruar për ne gjithë këtë mund të madh!
Por, si u shpërblye prej nesh?!
Është për të ardhur keq për faktin se vlerat e të mëdhenjve nuk i njohin veçse të mëdhenjtë! Dijetarët qenë te vetëdijshëm për kontributin e tij. Ibnu Bazi, Uthejmini e të tjerë prej dijetarëve islamë, dijetarëve të Indisë, Pakistanit, Marokut etj.. të gjithë ata e njohën gradën e këtij njeriu dhe se çfarë ofroi ai në shërbim të Sunetit të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!)!
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë për kontributin e tij ndaj Fesë së Allahut të Madhëruar dhe ndaj Sunetit të të Dërguarit të Tij (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) me shpërblimet më të mira, me të cilat Ai shpërblen ata që punojnë dhe i shërbejnë Fesë dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij!”
Takim i datës : 26/1/1426 h.
Marrë nga Sahab.net
Përktheu: Mirandi Shehaj
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen