Shejhu i nderuar Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) u pyet: Cili është gjykimi i vonimit të pagës mujore të punëtorëve me argumentimin për t’i penguar ata të largohen dhe të punojnë diku tjetër? Ka prej njerëzve (sipërmarrësve) të cilët punëtorëve të tyre u japin një pagë mujore në tri muaj, duke mbajtur dy paga mujore (për t’ia dhënë më vonë)?
Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj: Nuk i lejohet askujt qët’ia ndalojë punëtorit të drejtën (pagën) e tij kur plotësohet koha për të cilën të dy palët kanë rënë dakort. Madje është detyrë që atij t’i jepet pagesa kur e mbaron punën për të cilën është ngarkuar.
Shejh Ibën Uthejmini në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 30
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije