Emrat e dy sureve Taha dhe Jasin a konsiderohen nga emrat e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem?
Shejh Sa’di, Allahu e mëshiroftë, në tefsirin e tij ka thënë: Taha kunsiderohet nga shkronjat e veçuara që janë hapëse për shumë sure.
Ato nuk janë prej emrave të Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem.
“Tefsir Sa’dij” 1/501.
Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk konsiderohen Taha dhe Jasin nga emrat e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, në shumicën e fjalëve të sakta të dijetarëve, por ato janë prej shkronjave të shkëputura në fillim të sureve si p.sh.: Sad, Kaf, Nun, apo të ngjashme me to. (2)
“Mexhmu el-fetaua” 18/54.
Përktheu: Gentian Rushiti
Të Ngjashme
- A është e saktë shprehja “vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- A bie detyrimi i namazit të Xhumasë nëse bie në ditën e Bajramit? Uthman El Hamis