130/150 (Hasen) Na ka treguar Ahmed bin Seid ed-Daramijju se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Ebi Bukejr se ka thënë: Na ka treguar Zaideh bin Kudameh, nga Asim bin Ebi en-Nexhud, nga Zirri bin Hubejsh, nga Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu se ka thënë: “Të parët që e kanë shfaqur pranimin e Islamit kanë qenë shtatë veta: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Ebu Bekri, Amari dhe nëna e tij Sumeja, Suhejbi, Bilali dhe El-Mikdadi. Të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Allahu e pengoi (mushrikët) me xhaxhanë e tij Ebu Talibin dhe Ebu Bekrin. Allahu i pengoi me forcën e Tij ndërsa të tjerët i morën mushrikët. Iu veshën mburojë prej hekuri dhe i lanë në diellin përvëlues. Të gjithë ata pranuan në mënyrë sipërfaqësore (jo me zemër) atë që dëshironin mushrikët, përveç Bilalit të cilit iu duk e vogël dhe asgjë vetja e tij dhe ishte në gjendje të duronte çdo gjë për Allahun. Pronarët e tij e konsideronin të pavlefshëm ndaj ua dorëzuan femijëve ta torturojnë duke e sjellë vërdallë te banorët e Mekes, ndërsa ai (Bilali) thoshte: “Ehadun, ehadun (Allahu është Një).”[1]
131/151 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu, nga Hamad bin Selemeh, nga Thabiti, nga Enes bin Maliku radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Jam lënduar për hir të Allahut (nga mushrikët) si askush tjetër. E kam vuajtur frikën për hir të Allahut si askush tjetër. Kam kaluar tri netë kur unë dhe Bilali nuk kishim asnjë ushqim që çdo qënie e gjallë mund të hajë, përveç ushqimit që Bilali mbante të fshehur nën sqetullën e tij.”[2]
Vlerat e Hababit, radijAllahu anhu. [3]
132/153 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed dhe Amër bin Abdullah se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Sufjani, nga Ebu Is’haku, nga Ebu Lejla el-Kindiji se ka thënë: Erdhi Hababi tek Umeri dhe tha: “Qëndro pranë meje, sepse askush nuk ka më shumë të drejtë për këtë ulje (pranë meje) përveç Amarit. Kështu Hababi tregoi shenjat në shpinën e tij nga lëndimi i mushrikëve.”[4]
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————————
[1] “Sahihu es-sirah en-nebeuijjeh”, “Et-tealikatul-hisan” 7041, dhe “Tuhfeh” 9224.
[2] “El-mishkah” 5253, “Es-sahihah” 2222, “Muhtesaru esh-shemail” 115, Tirmidhiu 2472, dhe “Tuhfeh” 341.
[3] Para saj ishte tema “Vlerat e Bilalit”, por hadithi nën të nuk saktësohet.
[4] “Sahihus-sirah” dhe “Tuhfeh” 3523.