Vlerat e Zejd bin Thabit, Ebu Dherrit dhe Sad bin Muadhit

March 15, 2017

Vlerat e Zejd bin Thabit, radijAllahu anhu. [1]

Na ka treguar Muhamed bin el-Muthena se ka thënë: Na ka treguar Abduluehab bin Abdulmexhid se ka thënë: Na ka treguar Halid el-Hadhau, nga Ebu Kilabeh, nga Enes bin Maliku radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Më i mëshirshmi nga njerëzit e mi për popullin tim është Ebu Bekri, më i ashpri prej tyre në lidhje me fenë e Allahut është Umeri, më i turpshmi prej tyre është Uthmani, më i miri prej tyre për leximin e librit të Allahut është Ubej bin Kabi. Më i dituri prej tyre në lidhje me hallallin dhe haramin është Muadh bin Xhebel, më i dituri prej tyre rreth diturisë së trashëgimisë është Zejd bin Thabit. Vini re! Çdo popull ka besnikun e vet, ndërsa besniku i këtij populli është Ebu Ubejd bin Xherrah.” [3]  

Sahih ligajrihi, 133/154.[2]

Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu, nga Sufjani, nga Halid bin el-Hadhau, nga Ebu Kilabeh njësoj si ai vetëm se në lidhje me Zejdin thotë: “Më i dituri prej tyre rreth diturisë së trashëgimisë.”[5]

Sahih ligajrihi, 134\155. [4]

Vlera e Ebu Dherrit radijAllahu anhu

135/156 (Sahih ligajrihi.)[6] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë:[7] Na ka treguar Abdullah bin Numejr se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi, nga Uthman bin Umejr, nga Ebu Harb bin Ebi el-Esued ed-Diliji, nga Abdullah bin Amri radijAllahu anhu se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të thotë: “Nuk ka mbajtur toka dhe nuk ka mbuluar qielli ndonjë burrë më të sinqertë në të folur sesa Ebu Dherri.”[8]

 Vlera e Sad bin Muadhit, radijAllahu anhu.

136/157 (Sahih) Na ka treguar Hanad bin es-Seriji se ka thënë: Na ka treguar Ebu el- Ahues, nga Ebu Is’hak, nga El-Bera bin Azib radijAllahu anhu se ka thënë: Të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i dhuruan një copë nga mëndafshi, ndërsa njerëzit filluan ta preknin dhe të mahniteshin me butësinë dhe bukurinë e saj. [9] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “A po çuditeni (mahniteni) me këtë? I thanë: Po o i Dërguar i Allahut! Tha: Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Shamitë e Sad bin Muadhit në Xhenet janë më të mira sesa kjo.”[10]

137/158. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh, nga El-Eamashi, nga Ebu Sufjani, nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Arshi i të Gjithëmëshirshmit u drodh nga vdekja e Sad bin Muadhit.”[11]

Përktheu Unejs Sheme

——————————————————-

[1] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman mes kllapave është; (Vlerat e sahabëve të tjerë).

[2] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.

[3] “Es-Sahihah” 1224, Tirmidhiu 3791 dhe “Tuhfeh” 952.

[4] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.

[5]  Tirmidhiu 3790, dhe “Tuhfeh” 952.

[6] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.

[7] Te botimi i shejh Isam bin Musa Hadij është: “Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga El-Eamashi: Nga Ebu el-Jekdhan: Nga Abdullah bin Amër (ح)…

[8] Tirmidhiu 3801, “El-Mishkah” 6229-6230, “Es-Sahihah” 2243 dhe “Tuhfeh” 8957.

[9] Nuk kishin parë rrobë si ajo.

[10] Buhariu 6640, Muslimi 2468, Tirmidhiu 3847 dhe “Tuhfeh” 1861.

[11] Buhariu 3803, Muslimi 2466, Tirmidhiu 3848, “El-Irvau” 3/166-167, “Dhilalul-Xhenneh” 552 dhe “Tuhfeh” 2293.

Loading...