Shejhu dhe dijetari i madh Abdul Aziz Bin Baz, Allahu e mëshiroftë, është pyetur për atë person i cili sillet keq me prindërit e tij. A i pranohen namazi, agjërimi dhe sadakaja?
Ai u përgjigj: Sjellja e keqe me prindërit është prej gjynaheve dhe harameve më të mëdha prej së cilës duhet të kemi kujdes.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “A t’ju tregoj se cilat janë gjynahet më të mëdha? Idhujtaria ndaj Allahut dhe sjellja e keqe me prindërit.” Profeti ishte i mbeshtetur, pastaj u ul dhe tha: “Vini re! Fjala e rrejshme dhe dëshmia e rrejshme.” Mutefekun alejhi.
Është detyrë për fëmijën që të falënderojë prindërit e tij, t’i respektojë dhe tu bindet në gjërat e lejuara, ashtu sikurse është e ndaluar të sillet keq me ta si me fjalë ashtu dhe me vepër. Kjo vepër e shëmtuar nuk e prish namazin, agjërimin dhe veprat e mira, por vepruesi i saj është në rrezik për veprimin e këtij gjynahu të madh. Punët e mira i shkatërron shirku i madh dhe ngritja e zërit (kundërshtimi) ndaj Pejgamberit, alejhi selam. Kjo mund t’i shkatërrojë punët.
http://www.binbaz.org.sa/mat/9208
Përktheu: Arjan Gazidede
Dosje: Lëmoshë
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në tregti Dr. Behar Hyseni