Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush arrin nga namazi një rekat ai e ka arritur namazin.”
Hadith autentik me nr. 524.
Transmeton Buhariu 580, Muslimi 607, Ebu Daudi 1121, Ibën Maxheh 1122, Nesaiu 552-556, dhe në “Tuhfeh” 15143.
Ebu Musa Tirmidhiu ka thënë: Ky hadith është hasen sahih dhe punohet me të tek shumica e dijetarëve nga shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Kanë thënë: “Kush arrin një rekat nga namazi i xhumasë ai fal dhe një rekat tjetër, dhe kush e arrin imamin ulur (në teshehud) ai fal katër rekate (namazin e drekës).”
Kjo është fjala e Sufjan eth-Theurit, Ibën el Mubarakut, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut.
Marrë nga libri: “El-xhamiul kebir sunenu et-Tirmidhi”.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: namazi
Të Ngjashme
- Koha që ikën pa u ndier Udha e Besimtarëve
- Sekreti i bereqetit në veprat dhe kohën e dijetarëve Udha e Besimtarëve
- Kopshtet e Xhenetit dhe dëshirat që nuk shterojnë Udha e Besimtarëve
- Përhapja e Islamit në çdo cep të botës Udha e Besimtarëve
- Hadithi i pesë veçorive që e dallojnë të Dërguarin nga pejgamberët e tjerë Udha e Besimtarëve