Cili është gjykimi i veçimit të muajit Rexheb me kryerjen e umres, me agjërim apo me ndonjë vepër të mirë? A dallon ky muaj (me adhurime) nga muajt e tjerë të shenjtë?
Shejh Ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: Muaji Rexheb nuk ka ndonjë veçori (përparësi) nga muajt e tjerë të shenjtë dhe nuk veçohet me kryerjen e umres, as me agjërim, as me namaz (specifik) dhe as me lexim të Kuranit. Përkundrazi, ai është njësoj si muajt e tjerë të shenjtë. Të gjitha hadithet që transmetohen për vlerën e faljes së namazit në të (Rexheb) apo të agjërimit, konsiderohen të dobëta dhe nuk ndërtohet me to gjykimi fetar.
El-Lika esh-Shehrij.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Muaji Rexheb
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen