Mes ehli sunetit dhe xhehmijve (mohuesit e cilësive të Allahut)

April 14, 2017

Gjërat që mohojnë xhehmijet.[1]

155/177. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Numejr se ka thënë: Më ka treguar babai im dhe Uekiu (ح); na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar daja im Jala, Uekiu dhe Ebu Muauijeh se kanë thënë: Na ka treguar Ismail bin Ebi Khalid nga Kajs bin Ebi Hazim, nga Xherir bin Abdullah radijAllahu anhu se ka thënë: Po qëndronim ulur te i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur ai hodhi vështrimin e tij drejt hënës së plotë dhe tha: “Me të vërtetë ju keni për ta shikuar Zotin tuaj një e nga një ashtu siç shihni këtë hënë, dhe nuk do të shtyheni për ta parë Atë. Nëse mundeni që mos t’ju humbasë namazi para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, atëherë bëjeni atë.” Pastaj lexoi: “Madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” | Kaf: 39 | [2]

156/178. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Numejr se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Isa er-Ramliju nga El-Eamashi, nga Ebu Salih, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “A shtyheni (ngjisheni) për shikimin e hënës së plotë?” Thanë: Jo! Tha: “Ashtu nuk keni për t’u shtyrë në shikimin e Zotit tuaj ditën e Kiametit.”[3]

157/179. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin el-Alai el-Hemdanij se ka thënë: Na ka treguar Abdullah bin Idris, nga El-Eamashi, nga Ebu Salih es-Semani, nga Ebu Seid se ka thënë: “Thamë: O i Dërguari i Allahut! A do e shohim Zotin tonë? Tha: A shtyheni për ta shikuar diellin kur nuk ka re? Thamë: Jo! Tha: A shtyheni për ta parë hënën në natën e plotë pa re? Thanë: Jo! Tha: Me të vërtetë ju nuk do të shtyheni për ta shikuar Atë (Allahun) ashtu siç nuk shtyheni për të shikuar diellin dhe hënën.“[4]

158/180. (Hasen ligajrihi) [5] Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë, na ka treguar Jezid bin Harun se ka thënë, na ka lajmëruar Hamad bin Selemeh, nga Jala bin Ata, nga Ueki bin Hudus, nga xhaxhai i tij Ebu Razin se ka thënë: “Thashë: O i dërguar i Allahut! Të gjithë do e shohim [6] Allahun ditën e Kiametit? E kush është argument për të te krijesat e Tij? Tha: O Ebu Razin! A nuk e sheh secili nga ju hënën (duke mos u shtyrë për shikimin e saj)? Tha: Po! – Tha: Allahu është më i madh. Ky është argument i Tij tek krijesat e Tij.”[7]

159/181. (Hasen ligajrihi) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Jezid bin Harun se ka thënë: Na ka lajmëruar Hamad bin Selemeh nga Jala bin Ata, nga Ueki bin Hudus, nga xhaxhai i tij Ebu Razin se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zoti ynë qesh me pesimizmin e robërve të Tij, megjithëse ndryshimi (i gjendjes nga e keqja në të mirë) është afër. Thashë: O i Dërguar i Allahut! A qesh Zoti? – Tha: Po! Thashë: Nuk do të privohemi nga të mirat e një Zoti që qesh.”[8]

160/183. (Sahih) Na ka treguar Humejd bin Mesadeh: Na ka treguar Halid bin el-Harith: Na ka treguar Seidi nga Katade, nga Safuan bin Muhrizi el-Mazinij se ka thënë: Gjatë kohës që ishim me Abdullah bin Umer, ndërsa ai po bënte tavafin rreth shtëpisë (Qabes) iu afrua një burrë dhe i tha: “O i biri i Umerit! Si e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë në lidhje me mënyrën që Allahu do u flasë robërve të tij? Tha: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: Do të afrohet besimtari pranë Zotit të tij ditën e Kiametit derisa ta mbulojë me perden e Tij, dhe do ta pyes atë për mëkatet e tij (që ka vepruar): A e di këtë e atë gjynah që ke bërë (këtë dhe atë ditë)? Do thotë: Po o Zoti im, e di. Do vazhdojë të pyetet për mëkatet që ka vepruar aq sa të dojë Allahu dhe do t’i thotë: Me të vërtetë Unë t’i mbulova (gjynahet) në dynja dhe do t’i fal sot. Tha: Pastaj do i jepen fletët e veprave të mira ose libri i tij nga e djathta. Ndërsa jobesimtarit ose hipokritit veprat e këqija do t’iu shfaqen hapur dhe do thirren para krijesave.” Halidi në lidhje me “krijesave” thotë se ka shkëputje. “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët!” | Hud: 18 | [9]

161/185. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu, nga El-Eamashi, nga Hajtheme, nga Adij bin Hatim se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ka thënë: “Çdokujt prej jush Zoti do i flasë duke mos pasur mes tyre përkthyes. Njeriu shikon nga e djathta e tij dhe nuk sheh vetëm se veprat që ka vepruar, shikon nga e majta e tij dhe nuk sheh vetëm se veprat që ka vepruar. Shikon përpara dhe i shfaqet zjarri. Prandaj, kush ka mundësi prej jush që t’i ruhet zjarrit (duke dhënë lëmoshë) qoftë dhe me gjysëm kokërr hurme le ta bëjë atë.” [10]

162/186. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Ebu Abdissamed Abdulaziz bin Abdissamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Imran el-Xheunijju, nga Ebi Bekr bin Abdullah bin Kajs el-Esharij, nga babai i tij se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy xhenete (kopshte) prej argjendi, enët e tyre dhe çdo gjë që gjenden në to. Dy xhenete (kopshte) prej floriri, enët e tyre dhe çdo gjë që gjendet në to. Asgjë nuk do t’i pengojë banorët e xhenetit për të shikuar tek Zoti i tyre i Lartmadhëruar përveç petkut të madhështisë mbi Fytyrën e Tij në xhenetin e Adnit.”[11]

163/187. (Sahih) Na ka treguar Abdulkudus bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Haxhaxhi se ka thënë: Na ka treguar Hamadi, nga Thabit el-Bubanij, nga Abdurrahman bin Ebi Lejla, nga Suhejbi se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lexoi këtë ajet: “Ata që bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër!” | Junus: 26 | Dhe tha: “Kur banorët e xhenetit të futen në xhenet dhe banorët e zjarrit të futen në zjarr, një thirrës do të thërrasë: O banorë të xhenetit! Ju tek Allahu keni një premtim dhe Ai dëshiron ta përmbush. Do të thonë: E çfarë është ai (premtimi)? A nuk na i rëndoi Allahu peshoret e veprave tona të mira, na i zbardhi fytyrat, na futi në xhenet dhe na shpëtoi nga zjarri? Atëherë Allahu largon perden dhe ata (banorët e xhenetit) shohin tek Ai. Pasha Allahun! Atyre nuk u është dhënë diçka më e dashur se sa shikimi – tek Ai – dhe as më e kënaqshme për sytë e tyre.” [12]

164/188. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi, nga Temim bin Seleme, nga Urueh bin ez-Zubejr, nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: “Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, i Cili ka përfshirë me dijen e tij çdo gjë dhe asgjë nuk i shpëton Atij. Erdhi një grua[13] te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe u ankua për bashkëshortin e saj,[14] ndërsa unë isha në cep të shtëpisë dhe nuk e dëgjoja se çfarë thoshte. Allahu zbriti ajetin: Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj që diskutoi me ty për burrin e saj.” | El-Muxhadele: 1 | [15]

165/189. (Sahih ligajrihi) [16] Na ka treguar Muhamed bin Jahja se ka thënë: Na ka treguar Safuan bin Isa, nga Ibën Axhlan, nga babai i tij, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zoti juaj ka shkruar me Dorën e Tij për Veten e Tij para se të krijonte krijesat: Vërtet, mëshira ime i ka paraprirë (ia ka kaluar) zemërimit Tim.”[17]

166/190. (Hasen Sahih) [18] Na ka treguar Ibrahim bin el-Mundhir el-Hizamij dhe Jahja bin Habib bin Arabij se kanë thënë: Na ka treguar Musa bin Ibrahim bin Kethir el-Ensarij el-Hiramij [19] se ka thënë; E kam dëgjuar Talha bin Hirashin të thotë: E kam dëgjuar Xhabir bin Abdilah të thotë: Kur u vra Abdullah bin Amër bin Harami ditën (betejën) e Bedrit, më takoi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe më tregoi: “O Xhabir! Kërko dhe Unë do të jap. Tha: O Zoti im! Më ringjall (më jep dhe njëherë jetë) që të luftoj dhe të vritem për Ty për herë të dytë. Zoti i Madhëruar tha: Unë e kam shkruar se ata që vdesin nuk kthehen përsëri në dynja. Tha: O Zoti im! Kumtoja (përcillja) atyre pas meje (mirësinë e rënies dëshmor). Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugë të Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” | Al-Imran: 169 | [20]

167/191. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Uekiu, nga Sufjani, nga Ebu Ez-Zinad, nga El-Earxhi, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë Allahu qesh me dy persona, njëri vret tjetrin dhe që të dy hyjnë në xhenet. I pari lufton në rrugë të Allahut dhe bie dëshmor. Pastaj Allahu e pranon pendimin e vrasësit, i cili më pas lufton në rrugë të Allahut dhe bie dëshmor.” [21]

168/192. (Sahih) Na ka treguar Harmele bin Jahja dhe Junus bin Abdileala se kanë thënë: Na ka treguar Abdullah bin Uehb se ka thënë: Më ka njoftuar Junusi, nga Ibën Shihabi se ka thënë: Më ka treguar Seid bin el-Musejjib se Ebu Hurejra radijAllahu anhu thoshte: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu do e kapë tokën ditën e Kiametit dhe do e mbështjellë qiellin me të djathtën e Tij, pastaj do thotë: Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e tokës?“ [22]

169/194. (Sahih) Na ka treguar Jakub bin Humejd bin Kasib se ka thënë: Na ka treguar Sufjan bin Ujejneh, nga Amër bin Dinar, nga Ikrameh, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu cakton ndonjë çështje në qiell, engjëjt rrahin krahët e tyre si bindje ndaj fjalës së Tij që tingëllojnë si një zinxhir i tërhequr mbi një shkëmb. Kur t’u hiqet frika nga zemrat ata do të thonë: Çfarë tha Zoti juaj? – dhe do të përgjigjen: ‘Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.’ Ndërsa shejtanët që mundohen të vjedhin diçka nga fjala e Allahut qëndrojnë njëri mbi tjetrin. Shejtani që është sipër dëgjon diçka dhe atë ia tregon atij që është poshtë tij. Ndoshta ai goditet me zjarr para se t’ia përcjellë atij më poshtë fjalën që ka dëgjuar. Ose shpëton derisa t’ia përcjellin atë fjalë fallxhorit ose magjistarit, i cili asaj fjale i shton dhe njëqind gënjeshtra. Ndërsa vetëm ajo fjalë që është dëgjuar nga qielli është e vërtetë.”[23]

170/195. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh, nga El-Eamashi, nga Amër bin Murrah, nga Ebu Ubejde, nga Ebu Musa se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u ngrit dhe na këshilloi me pesë fjalë duke thënë: “Me të vërtetë Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij të flejë. Ai e ul peshoren (e drejtësisë) dhe e ngre atë. Tek ai ngrihet puna e natës para asaj të ditës dhe puna e ditës para asaj të natës. Mbulesa e Tij është dritë. Nëse do e hiqte atë, atëherë Madhështia e Fytyrës së Tij do digjte çdo gjë që arrinë shikim i Tij (dhe Shikimi i Tij arrin çdo gjë) prej krijesave të tij.”[24]

171/196. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar El-Mes’udijju, nga Amër bin Murrah, nga Ebu Ubejde, nga Ebu Musa se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij të flejë. Ai e ul peshoren dhe e ngre atë. Mbulesa e Tij është dritë. Nëse do e hiqte atë, atëherë hijeshia (drita) e Fytyrës së Tij do digjte çdo gjë që arrin shikimi i Tij (dhe Shikimi i Tij arrin çdo gjë).” Pastaj Ebu Ubejde lexoi: “Bekuar qoftë kush është te zjarri dhe të gjithë (engjëjt) rreth tij! Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!” | En-Neml: 8 | [25]

172/197. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Jezid bin Harun se ka thënë: Na ka njoftuar Muhamed bin Is’hak, nga Ebu Ez-Zinad, nga El-Earaxhi, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili ka thënë: “Dora e djathtë e Allahut është e mbushur plot dhe asgjë nuk e pakëson atë. Ai jep vazhdimisht natë e ditë. Në Dorën tjetër të Tij është peshorja të cilën e ngre dhe e ul (njerëzit me anë të saj). A nuk e ke parë se çfarë Allahu ka shpenzuar që kur ka krijuar qiejt dhe tokën? E gjithë kjo (dhënie) nuk pakëson asgjë prej asaj që gjendet në Dorën e Tij.” [26]

173/198. (Sahih) Na ka treguar Hisham bin Amar dhe Muhamed bin es-Sabah se kanë thënë: Na ka treguar Abdulaziz bin Ebi Hazim se ka thënë: Më ka treguar babai im, nga Ubejdullah bin Miksem, nga Abdullah bin Umer radijAllahu anhuma se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe ai ka qenë mbi minber – të thotë: “I Plotfuqishmi i kap qiejt dhe tokën me dorën e Tij – Profeti alejhis-selam e bëri dorën e tij grusht dhe filloi ta hapte dhe mbyllte atë – pastaj thotë: Unë jam i Plotfuqishmi, ku janë tiranët? Ku janë arrogantët? Tha: I Dërguari i Allahu kthehej nga e djathta dhe e majta e tij derisa vështrova se minberi lëvizte nga poshtë, ndërsa unë mendova: A do bjerë ai (minberi) bashkë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem? [27]

174/199. (Sahih) Na ka treguar Hisham bin Amar se ka thënë: Na ka treguar  Sadekah bin Halid se ka thënë: Na ka treguar Ibën Xhabiri se ka thënë: E kam dëgjuar Busra bin Ubejdeullah të thotë: E kam dëgjuar Ebu Idris el-Haulanij të thotë: Më ka treguar En-Neuas bin Seman el-Kilabij se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Nuk ka zemër veçse ajo gjendet midis dy gishtave prej gishtave të të Gjithëmëshirshmit. Nëse do e drejton atë (zemrën) në të vërtetën e nëse dëshiron e devijon.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte (shpesh herë): “O përforcues i zemrave! Përforcoji zemrat tona në fenë Tënde.” Tha: “Peshorja është në Dorën e të Gjithëmëshirshmit. Ai me anë të saj ngre disa njerëz dhe i ul të tjerët deri në ditën e Kiametit.“[28]

175/201. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Jahja se ka thënë: Na ka treguar Abdullah bin Raxhai se ka thënë: Na ka treguar Israili, nga Uthmani – Ibën el-Mugirah eth-Thekafij- nga Salim bin Ebi El-Xhad, nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në kohën e haxhit u shkonte njerëzve (që vinin nga vendet e ndryshme) dhe u thoshte: “A gjendet në mesin tuaj ndonjë burrë i cili do më shpjerë (dhe strehojë) te populli i tij, ngase kurejshët më kanë ndaluar të përcjell fjalët e Zotit tim.” [29]

176/202. (Hasen) [30] Na ka treguar Hisham bin Amar se ka thënë: Na ka treguar El-Uezir bin Sabijh se ka thënë: Na ka treguar Junus bin Halbes, nga Umu ed-Derda, nga Ebu ed-Derda radijAllahu anhu, nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar: “… dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja” | Er-Rrahman: 29 | Ka thënë: “Prej angazhimit të Tij është falja e mëkateve, largimi i brengave, i ngre disa njerëz dhe i ul të tjerët.” [31]

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————————-

[1] Es-Sindij, Allahu e mëshiroftë, thotë: Xhehmijet janë grup prej bidatçinjve të cilët i kundërshtojnë pasuesit e sunetit në shumë prej bazave të fesë; siç është shikimi tek Allahu, pohimi i cilësive të Allahut etj.
[2] Buhariu 554, Muslimi 633, Ebu Daudi 4729, Tirmidhiu 2551, “Dhilalul-Xheneh” 446-451 dhe “Tuhfeh” 3223.
[3] Buhariu 806, Muslimi 182, Ebu Daudi 4730, Tirrmidhiu 2554, “Dhilalul-Xheneh” 444 dhe 453, dhe “Tuhfeh” 12480.
[4] Buhariu 4581, Muslimi 183), “Dhilalul-Xheneh” 457-458 dhe “Tuhfeh” 4019.
[5] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman, Allahu e ruajt, është hasen.
[6] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman, Allahu e ruajt, është “e nera – أَنَرَى”.
[7] Ebu Daudi 4731, “Dhilalul-Xheneh” 459-460 dhe “Tuhfeh” 11175.
[8] “Es-Sahihah” 2810 dhe “Tuhfeh” 11180.
[9] Buhariu 2441, Muslimi 2768, “Dhilalul-Xheneh” 604 dhe “Tuhfeh” 7096.
[10] Buhariu 6540, Muslimi 1016, Tirmidhiu 2415, “Dhilalul-Xheneh” 606 dhe “Tuhfeh” 9852.
[11] Buhariu 4878, Muslimi 2528, “Dhilalul-Xheneh” 613 dhe “Tuhfeh” 9135. Imam El-Berbehari në “Sherh es-Suneh” thotë: “Besimi se xheneti është i vërtetë dhe se zjarri është i vërtetë dhe se ata të dy janë të krijuar. Xheneti është në qiellin e shtatë e mbi të është Arshi, kurse zjarri është në thellësinë e shtatë të tokës. Ata të dy janë të krijuar. Allahu e ka ditur numrin e banorëve të xhenetit dhe kush do hyjë në të, dhe po ashtu numrin e banorëve të zjarrit dhe kush do të futet në të. Ata të dy (xheneti dhe zjarri) nuk kanë për t’u zhdukur kurrë por do të qëndrojnë bashkë me qëndrimin e Allahut të Lartmadhëruar, përjetësisht në pafundësi. Ademi ishte në xhenetin e përjetshëm e të krijuar, pastaj u nxorr prej tij pasi shkeli urdhrin e Allahut.”
Shpjegimi: Shejh Abdulaziz er-Raxhihi ka thënë: Pra, është detyrë për muslimanin të besojë xhenetin dhe zjarrin, sepse ato të dyja hyjnë te besimi në ditën e fundit i cili është një nga shtyllat e besimit (imanit). Më konkretisht, nga shtyllat e besimit është dhe besimi në ditën e fundit e çfarë do te ndodhë në të prej ringjalljes – se Allahu do t’i ringjallë trupat dhe do t’i llogarisë (gjykojë) krijesat. Gjithashtu besimi në peshoren, siratin (urën mbi xhehenem), xhenetin dhe zjarrin. Kush mohon ekzistencën e xhenetit apo zjarrit (xhehenemit) ka mohuar (ka dalë nga feja) sepse ai përgënjeshtron Allahun. I Lartësuari thotë: “Dhe përgëzoji ata që besuan dhe vepruan punë të mira se do të kenë xhenete (kopshte) nën të cilat rrjedhin lumenj.” | El-Bekare: 25 dhe Lukman: 8 |

Dhe thotë: “Dhe ata që mohuan për ta është zjarri i xhehenemit.” | Fatir: 36 | Ai që mohon xhenetin apo zjarrin veçse ka përgenjeshtruar  Allahun, e ai që përgënjeshtron Allahun ka mohuar.
Fjala e tij (autorit): “… e se ato të dyja janë të krijuara” do të thotë: janë të krijuara (ekzistojnë) tani. Kjo është fjala e ehli sunetit dhe xhematit (pasuesve të traditës profetike, të bashkuarve) se; xheneti dhe zjarri tani janë të krijuara, të qëndrueshme përgjithmonë dhe nuk zhduken kurrë. Mutezilitë (grup i humbur) e kanë mohuar ekzistencën e tyre tani dhe thanë: “Xheneti dhe zjarri nuk janë krijuar akoma por Allahu do t’i krijojë ato ditën e Kiametit, ndërsa tani nuk ka xhenet e as zjarr.” Shkak i kësaj fjale është se mutezilitë i japin përparësi logjikës mbi tekstet (argumentet fetare, Kuran dhe sunet) dhe kundërshtojnë argumentet me logjikën (e dobët të tyre). Kjo është për shkak të injorancës dhe humbjes së tyre. Ata thonë: “Sikur të thoshim që xheneti dhe zjarri janë të krijuara krijimi i tyre do të ishte i padobishëm (i pakuptimtë), sepse në to nuk banon askush dhe pakuptimi (gjërat e kota) është e pamundur t’i atribuohet Allahut. Për ta pastruar Allahun nga kjo gjë themi: Tani nuk ka xhenet e as zjarr, por Allahu do t’i krijojë ato ditën e Kiametit, kur besimtarët do të kenë dobi prej xhenetit dhe pabesimtarët do të jenë në zjarr.”
Ne i kundërshtojmë ata duke u thënë: Së pari: Kjo fjalë e juaja është nga fjalët më të kota, sepse Allahu i Lartësuar ka pohuar ekzistencën e tyre dhe ne e vërtetojmë fjalën e Allahut dhe e besojmë. Ai na ka njoftuar se ato të dyja gjenden tani, dhe ka thënë për xhenetin: “Është përgatitur për të devotshmit.” | Al-Imran: 133 | Dhe ka thënë për zjarrin: “Është përgatitur për pabesimtarët.” | El-Bekare: 24 | E ai është i përgatitur, i bërë gati. Së dyti: Krijimi i xhenetit dhe krijimi i zjarrit tani është më i plotë në kërcënim dhe në frikësim. Kështu, nëse gjynahqari e di se zjarri është gati kjo e frikëson më shumë atë. Në anën tjetër, nëse ai që i bindet Allahut e di se xheneti është i përgatitur kjo është më përmalluese (nxitëse) për të. Së treti: Kush tha që krijimi i tyre tani është i kotë?! Në xhenet gjenden fëmijët, hyritë (gratë e xhenetit), shpirtrat e besimtarëve përfitojnë nga mirësitë e xhenetit, e njëjta vlen edhe për shpirtrat e dëshmorëve (shehidat) siç ka ardhur në hadith: “Shpirtrat e dëshmorëve janë në brendësi të disa zogjve të gjelbër duke u endur në xhenet dhe në lumenjtë e tij. Ata hanë prej frutave të tij derisa t’i kthejë Allahu në trupat e tyre.” Besimtari kur vdes, shpirti i tij zhvendoset në xhenet në formën e një zogu deri kur ta kthejë Allahu në trupin e tij ditën kur të ringjallen. Dimë gjithashtu se besimtarit i hapet nje portë nga xheneti dhe prej aty i vijnë mirësitë e tij. Ndërsa pabesimtarit i hapet një portë nga zjarri dhe prej aty i vjen  nxehtësia dhe flaka e tij. Pra, nga krijimi i tyre tani ka urtësi dhe dobi. Në këtë mënyrë bëhet e qartë injoranca e mutezilive dhe humbja e tyre, për shkak se ata kundërshtuan tekstet e shenjta me mendjet dhe idetë e tyre të prishura.
Fjala e tij: “Xheneti është në qiellin e shtatë e mbi të është Arshi.” Kjo ka ardhur në hadith. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur t’i kërkoni Allahut kërkojini Firdeusin, sepse ai është mesi i xhenetit dhe më i larti i xheneteve. Dhe çatia e tij është Arshi i Rrahmanit (Froni i të Gjithëmëshirshmit).”
Fjala e tij: “… kurse zjarri është në thellësinë e shtatë të tokës” dhe ditën e gjykimit do të shfaqet. I Lartësuari thotë: “Dhe shfaqet xhehenemi për atë që shikon.” | En-Naziat: 36 | Po ashtu në hadith ka ardhur: “Do të sillet xhehenemi ditën e gjykimit me shtatëdhjetë mijë frerë, dhe në çdo fre janë shtatëdhjetë mijë engjëj që e tërheqin.” Do të ndizen detrat dhe do të bëhen pjesë e xhehenemit. I kërkojmë Allahut shpëtim! Xheneti është në qiellin e shtatë dhe çatia e tij është Arshi, ndërsa zjarri është në tokën e shtatë në më të ultën. Ato të dyja janë të krijuara, të përhershme, nuk zhduken kurrë.
Fjala e tij: “Allahu e ka ditur numrin e banorëve të xhenetit dhe kush do hyjë në të, dhe po ashtu numrin e banorëve të zjarrit dhe kush do të futet në të.” Allahu i Lartësuar ka caktuar çdo gjë. Ai krijoi për xhenet krijesa të cilët punojnë punë të banorëve të xhenetit, dhe për zarrin krijesa që punojnë punë të banorëve të zjarrit. Ka shkruar Allahu në “Leuhil mahfudh” (Librin e ruajtur) gjithçka do të ndodhë në këtë gjithësi; prej furnizimit (rizkut) të robërve, afatet (exhelet) e jetëve të tyre, punët që do të bëjnë, a do të jenë të dëshpëruar apo të lumtur. Kur Allahu e krijon njeriun (në mitrën e nënës) dhe kalojnë katër muaj, i vjen atij engjëlli (meleku) me urdhër të Allahut, fryn në të shpirtin dhe thotë: “O Zot! Sa ta shkruaj rizkun? Po afatin e jetës? Punët që do të bëjë? A do të jetë prej të dëshpëruarve apo prej të lumturve?” I shkruan të githa këto kur ai është në barkun e nënës: i lumtur apo i dëshpëruar, furnizimi i tij, afati i tij, nga se do të vdesë dhe kur do të vdesë. A do të vdesë duke qenë fëmijë, djalosh, i moshuar, apo plak i shtyrë në moshë? Sa do të jetë furnizimi i tij? A do ta furnizojë Allahu prej hallallit apo prej haramit? Allahu është Ai që cakton se do ta furnizojë prej haramit dhe shkak për këtë bën ribanë (kamatën) që e ha robi, vjedhjen, grabitjen apo mashtrimin. E kështu furnizimi i tij është prej haramit. Ka prej tyre që furnizimin e kanë prej hallallit; furnizimi, exheli dhe puna, të gjitha këto janë të shkruara.
Fjala e tij: “Ata të dy (xheneti dhe zjarri) nuk kanë për t’u zhdukur kurrë, por do të qëndrojnë bashkë me qëndrimin e Allahut të Lartmadhëruar, përjetësisht në pafundësi.” Në kundërshtim me atë që thonë xhehmijtë: “Xheneti dhe xhehenemi do të zhduken ditën e kiametit”. Kjo është nga injoranca dhe humbja e tyre dhe nga fjalët më të kota. Ebul Hudhejl el Al-laaf –koka e mutezilive në shekullin e tretë hixhrij- thotë: “Do të vijë një kohë që banorët e xhenetit dhe të zjarrit do të pushojnë së lëvizuri dhe do të bëhen si gurët.” Ibnul Kajim, Allahu e mëshiroftë, e kundërshton këtë duke thënë: “Nëse banorët e zjarrit do të pushojnë së lëvizuri, si do të jetë gjendja e atij që e ngre kafshatën në gojën e tij e pastaj ngrin? Në këtë gjendje do të mbetet? Dhe si do të jetë puna e atij që është duke kryer marrëdhënie me gruan e tij? Po puna e atij që…” – dhe sqaron shëmtinë e kësaj fjale. Ideja është që ky pretendim i xhehmijve është nga fjalët më të kota dhe ata janë pabesimtarë. E vërteta në të cilën është ehli suneti dhe xhemati të cilët janë pasues të së vërtetës, është se Xheneti dhe zjarri janë të përjetshme, përgjithmonë. Nuk zhduken e as nuk mbarojnë. Ato janë të përhershme siç thotë autori “me qëndrimin e Allahut” të Lartmadhëruar, pafundësisht dhe pambarim.
Fjala e tij: “Ademi ishte në xhenetin e përjetshëm e të krijuar, pastaj u nxorr prej tij pasi shkeli urdhrin e Allahut.” Kjo që ka shkuar autori se “Ademi ka qenë në xhenetin e përjetshëm e të krijuar e pastaj u nxorr prej tij”, është dhe fjala e disa dijetarëve. Po ashtu, thuhet se ai (Ademi) nuk ka qenë në xhenetin e përjetshëm e të krijuar por ka qenë në një xhenet tjetër. Allahu e di më së miri! Allahu i Madhëruar ka lajmëruar se Ai e futi atë në xhenet dhe po ashtu e zbriti (nxorri) prej tij. Disa prej tyre kanë thënë: Xheneti nga i cili ai u nxorr është kopësht prej kopshteve. Porse duke u bazuar në aparencën e argumenteve bëhet e qartë se ai është xheneti lart mbi qiell. A është ai xheneti i përjetshëm apo tjetër? Allahu e di më së miri!
[12] Muslimi 181, Tirmidhiu 2552, “Dhilalul-Xheneh” 472, “Tahrixhu et-Tahauijeh” 161 dhe “Tuhfeh” 4978.
[13] Ajo është Haula bint Thalebe.
[14] I cili e ndau me fjalët: “Më je bërë si shpina e nënës sime”, një formulë kjo që pranohej si deklaratë ndarjeje ndër arabët paganë.
[15] En-Nesai 3460, “Dhilalul-Xheneh” 625, “El-Irvau” 7/175 dhe “Tuhfeh” 16332.
[16] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman, Allahu e ruajt, është hasen sahih.
[17] Buhariu 3194, Muslimi 2751 përarfërsisht, “Es-Sahihah” 1629, “Er-Rauda en-Nedir” 1118 dhe “Tuhfeh” 14139.
[18] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman, Allahu e ruajt, është hasen.
[19] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman, Allahu e ruajt, është “El-Hizamijju”.
[20] “Sahihu et-Tergib” 1360, Tirmidhiu 3010, “Dhilalul-Xheneh” 602, “Et-Taliku er-Ragib” 2/190-191  dhe “Tuhfeh” 2287.
[21] Buhariu 2826, Muslimi 1890, “Es-Sahihah” 1074 dhe “Tuhfeh” 136630.
[22] Allahu i Madhëruar thotë: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në ditën e Kiametit e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë (në adhurim)!” | Ez-Zumer: 67 |
Buhariu 6519, Muslimi 2787, “Dhilalul-Xheneh” 549 dhe “Tuhfeh” 13322.
[23] Buhariu 4701, Ebu Daudi 3989, Tirmidhiu 3223, “Es-Sahihah” 3/283 dhe “Tuhfeh” 14239.
[24] Muslimi 179, “Dhilalul-Xheneh” 614, “Tahrixhu et-Tahauijeh” 123 dhe “Tuhfeh” 9146.
[25] Muslimi 179 dhe “Tuhfeh” 9146.
[26] Buhariu 4684, Muslimi 993, Tirmidhiu 3045, “Dhilalul-Xheneh” 780 dhe “Tuhfeh” 13863.
[27] Muslimi 2788 përafërsisht, “Dhilalul-Xheneh” 546 dhe “Tuhfeh” 7315.
[28] “Es-Sahihah” 2091, “Dhilalul-Xheneh” 219, 230 dhe 552, dhe “Tuhfeh” 11715.
[29] Ebu Daudi 4734, Tirmidhiu 2925, “Es-Sahihah” 1947 dhe “Tuhfeh” 2241.
[30] Shejh Isam bin Musa Hadi ka thënë: E sakta është se ky është meukuf (si fjalë) nga Ebu Derda siç ka thënë Darakutni në “El-Ilel”.
[31] “Dhilalul-Xheneh” 301.

Loading...