Lejohet falja e namazit të xhenazes brenda në xhami

April 27, 2017

Lejohet namazi i xhenazes në xhami, bazuar në hadithin e Aishes -radiallahu anha- e cila ka thënë: “Kur vdiq Sead bin Ebi Uekasi, gratë e profetit -alejhi selam- dërguan lajm që të kalohet me xhenazen e tij nga xhamia që t’i falin xhenazen, dhe kështu bënë. Atë e sollën pranë dhomave të tyre që t’i falin namazin dhe ai u nxorr nga era e xhenazeve që ishte në mekaid[1]. Atyre (grave të profetit) u erdhi lajmi se njerëzit e kritikuan këtë gjë.

Ky lajm i arriti Aishes dhe ajo tha: “Sa shpejt që kritikojnë njerëzit për atë që nuk dinë!

Na kritikuan për kalimin e xhenazes në xhami ndërkohë që profeti -alejhi selam- nuk e ka falur xhenazen e Suhejl bin Bejda vetëm se brenda në xhami.”[2]

Prioriteti i namazit të xhenazes jashtë xhamisë

Më e mirë është falja e namazit të xhenazes jashtë xhamisë, në një vend të përgatitur për namazin e xhenazes siç ishte në kohën e profetit -alejhi selam- dhe që është ajo që e ka vepruar në më të shumtën profeti -alejhi selam. Për këtë ka hadithe, prej tyre:

Transmetohet nga Ibën Umeri radiallahu anhuma se hebrejtë erdhën tek profeti me një burrë dhe një grua që kishin bërë zina, dhe u urdhërua që të dënoheshin me gurë afër vendit të xhenazeve në xhami.[3]

Transmetohet nga Ebu Hurejra radiallahu anhu se profeti -alejhi selam- njoftoi për vdekjen e Nexhashiut në ditën që ai vdiq, doli në vendin e faljes, i rreshtoi njerëzit në safe dhe bëri katër tekbire.”[4]

“Enciklopedia e thjeshtuar e Fikhut”

 Autor: Husejn el Auajshe

 Përktheu: Teuta Xeka

———————————————————-

[1] Vend pranë xhamisë.

[2] E transmeton Muslimi.

[3] E transmeton Buhariu.

[4] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Loading...