A është e vërtetë se vdekjet shtohen gjatë muajin Shaban?
Në disa transmetime thuhet se emrat e njerëzve që u është shkruar për të vdekur i paraqiten melekut të vdekjes në muajin Shaban. Meleku i vdekjes vihet në dijeni për emrat që janë shkruar në librin tek Allahu, si dhe caktimi vjetor i vdekjeve shënohet në muajin Shaban. Duke u bazuar në këto transmetime, thuhet se vdekja e njerëzve caktohet në muajin Shaban.
Porse të gjitha këto transmetime dhe hadithe që thuhen nuk janë të sakta, ndaj nuk duhet të bazohemi në to e as t’u përmbahemi atyre.
Kadiu Ebu Bekër ibën el Arabi – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Nuk ka ndonjë hadith që mund të bazohemi në të për vlerën e natës në gjysmën e muajit të Shabanit, si dhe nuk ka (transmetim të saktë) se në atë natë caktohen vdekjet e njerëzve. Ndaj mos u merrni e as mos u bazoni në këto transmetime.”
“Ahkam Kuran” 4/117.
Përktheu: Ylli Rama
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në tregti Dr. Behar Hyseni