Ubej bin Keabi përcjell: Në kohën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dy njerëz filluan të përmendnin fiset e tyre. Njëri prej tyre filloi (të krenohej) dhe tha: Unë jam filani i biri i filanit. Po ti kush je mos të pastë nëna? Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i dëgjoi, tha: “Dy njerëz në kohën e Musait filluan të kujtonin paraardhësit e tyre, kështu që njëri prej tyre tha: Unë jam filani i biri i filanit, – derisa numëroi nëntë breza. Pastaj iu drejtua tjetrit duke i thënë: Po ti kush je mos të pastë nëna? Ai ia ktheu: Unë jam filani i biri i filanit, i biri i islamit.
Allahu i shpalli Musait duke i thënë: Thuaju atyre dy njerëzve se ti që u mburre me nëntë breza ata janë në zjarr, dhe dije se ti je i dhjeti pas tyre. Ndërsa ti që u mburre me dy breza (pastaj përmende islamin), ata janë në Xhenet dhe dije se ti do të jesh i treti pas tyre.”
E përcjell Abdullah bin Ahmed në “Zeuaid el musned” dhe Bejhakiu në “Shuabul ijman”. Zinxhiri i këtij hadithi është i saktë.
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: hadith
Të Ngjashme
- Kush vdes pa i bërë Allahut ortak askënd, hyn në xhenet Udha e Besimtarëve
- Tregimi i Temim ed-Darit për El Xhesasen dhe Mesihu Dexhalin Udha e Besimtarëve
- Veprat më të dashura tek Allahu sipas fjalëve të Profetit Udha e Besimtarëve
- Mëkati i atij që merr atësinë e dikujt tjetër Udha e Besimtarëve
- Mëkatet e pakësojnë imanin Udha e Besimtarëve