A duhet ta agjëroj këtë ditë?

May 10, 2017

Pyetja: Çfarë mendimi keni për atë që do të agjërojë në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, duke u bazuar te fjala e Profetit paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të: “Allahu i ngre veprat e gjithë vitit në këtë ditë.”

Shkëlqesia e tij ish-Myftiu i Arabisë Saudite, shejh AbdulAziz ibën Baz Allahu e mëshiroftë thotë:
Ky hadith të cilin e përmendi pyetësi nuk ka bazë dhe nuk është i saktë. Nuk është prej fesë veçimi i ditës së mesit të muajit Shaban (dita e pesëmbëdhjetë) me agjërim e as me ndonjë vepër në veçanti. Gjithashtu, edhe nata e mesit të Shabanit nuk veçohet me ndonjë adhurim. Hadithet që transmetohen për këtë temë janë mes gradëve “të dobët” dhe “të shpikur” dhe nuk janë të sakta.

Loading...