Shejh Halid el-Mushejkih Allahu e ruajt ka thënë: Nëse udhëtari agjëron ai gjendet brenda tri situatave.
E para: Agjërimi i sjell shumë vështirësi. Në këtë rast i ndalohet të agjërojë edhe pse agjërimi i tij konsiderohet i saktë, bazuar në hadithin e Xhabirit radijAllahu anhu merfuan (që e ngre transmetimin tek Profeti alejhi selam): “Ata janë kundërshtues (të urdhrit të Profetit alejhi selam nëse agjërojnë), ata janë kundërshtues.” Kjo thuhet për atë që agjëron duke patur vështirësi (gjatë Ramazanit). Transmeton Muslimi.
E dyta: Agjërimi i sjell pak vështirësi. Në këtë rast është e pëlqyeshme të mos agjërojë dhe është i urryer agjërimi, bazuar në hadithin e Xhabirit radijAllahu anhu në të cilin Profeti alejhi selam thotë: “Nuk është prej devotshmërisë agjërimi në udhëtim.” Transmeton Muslimi.
E treta: Agjërimi nuk i sjell vështirësi. Më e mira në këtë rast është agjërimi siç e kemi përmendur dhe me herët, bazuar në agjërimin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (në udhëtim). Ky është argument për largimin e përgjegjësisë (kryerjen e obligimit).
Marrë nga libri: “Ahkamus-Sijam”.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në tregti Dr. Behar Hyseni