O Allah unë jam agjërueshëm

May 23, 2017

Çfarë gjykimi ka fjala: “O Allah, unë jam agjërueshëm”, kur e sakta është të thuhet: Jam agjërueshëm?
Shejh Uthejmini, Allahu e meshiroftë, ka thënë: Kjo risi ka vite që është përhapur në mesin e muslimanëve. Sa herë që ofendohet një agjërues ai thotë: O Allah, unë jam agjërues.

Kjo shprehje nuk duhet të përdoret asnjëherë. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Agjërimi është mburojë, prandaj mos thoni fjalë të ndyta dhe të ndaluara në të. E nëse dikush e ofendon (agjëruesin) le të thotë: Unë jam agjërueshëm. Këtë ta thotë dy herë. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, era që lë goja e agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut. Ai e lë ushqimin, pirjen (e ujit) dhe marëdhëniet imtime për hatrin Tim (Allahut). Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Një punë e mirë me dhjetë shpërblime si ajo.” Transmeton Buhari me nr. 1894 dhe Muslimi me nr. 1151.

Përktheu: Arjan Gazidede

Dosje:

Loading...