Pyetja 1: Cilat janë bazat e besimit?
Përgjigje 1: Bazat e besimit janë: Besimi në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, Profetët e Tij, në ditën e fundit, si dhe besimi në paracaktimin, i mirë apo i keq qoftë ai.
Pyetja 2: Përmend emrat e tre engjëjve.
Përgjigje 2: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili (Paqja e Zotit qoftë mbi ta).
Pyetja 3: Cilët janë Librat e shpallur nga Allahu dhe kujt profeti i janë zbritur?
Përgjigje 3:
-
- Teurati, i cili i zbriti Musait (Paqja qoftë mbi të).
- Ungjilli, i cili i zbriti Isait (Paqja qoftë mbi të).
- Zeburi, i cili i zbriti Daudit (Paqja qoftë mbi të).
- Fletushkat, të cilat i zbritën Ibrahimit dhe Musait (Paqja qoftë mbi ta).
- Kurani famëlartë, i cili i zbriti Muhamedit (Paqja qoftë mbi të).
Pyetja 4: Cilët ishin të dërguarit më të dalluar (Ulul azmi)?
Përgjigje 4:
-
- Nuhu (Paqja qoftë mbi të).
- Ibrahimi (Paqja qoftë mbi të).
- Musai (Paqja qoftë mbi të).
- Isai (Paqja qoftë mbi të).
- Muhamedi (Paqja qoftë mbi të).
Pyetja 5: Cilët janë ajetet në fundin e sures El Bekare të cilat preferohet të lexohen çdo natë?
Përgjigje 5: Ato janë dy ajetet e fundit të sures El Bekare:
“Amene Rasulu bi ma unzile ilejhi min Rabbihi uel mu’minun.
Kul-lun amene bil-lahi ue melaiketihi ue kutubihi ue rusulih.
La nuferriku bejne ehadin min rusulih. Ue kalu semia’na ue eta’na, gufraneke Rabena ue iljekel mesir.
La jukelifullahu nefsen il-la vus’aha. Leha ma kesebet ue alejha mektesebet.
Rab-bena la tuakhidhna in nesijna eu ekhta’na!
Rab-bena ue la tehmil alejna isran kema hameltehu alel-ledhine min kablina!
Rab-bena ue la tuham-milna ma la takate lena bih!
Ue’afu an-na, uegfir lena, uerhamna! Ente meulana, fensurna alel kaumil kafirin!”
“I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët. Të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.
Ata thonë: Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë o Zoti Ynë dhe tek Ti do të kthehemi.
Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka, në dobi të tij është e mira që bën kurse në dëm të tij është e keqja që punon.
Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!
Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë ashtu siç i ngarkove ata para nesh!
Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta mbartim!
Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro!
Ti je Zoti Ynë! Na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
El Bekare: 285-286.
Pyetja 6: Kur do të ndodhë Kijameti dhe cili është argumenti?
Përgjigje 6: Vetëm Allahu i Madhëruar e di se kur do të ndodhë Kijameti. Askush tjetër përveç Tij nuk e di se kur do të ndodhë dhe argument për këtë është ajeti Kuranor:
“S’ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë Kijameti.” Lukman: 34.
Pyetja 7: Cili është vendbanimi i nderimit dhe sa dyer ka?
Përgjigje 7: Vendbanimi i nderimit është Xheneti dhe ka tetë dyer.
Pyetja 8: Cila do të jetë kënaqësia më e madhe në Xhenet?
Përgjigje 8: Kënaqësia më e madhe që do përjetojnë besimtarët në Xhenet do jetë kur të shohin Zotin e Madhëruar.
Pyetja 9: Çfarë i fut më së tepërmi njerëzit në Xhenet?
Përgjigje 9: Devotshmëria ndaj Zotit dhe morali i mirë.
Pyetja 10: Cili është vendi i vuajtjeve, i dënimit dhe i përçmimit? Sa dyer ka?
Përgjigje 10: Vendi i vuajtjeve, i dënimit dhe i përçmimit është xhehenemi (ferri), i cili ka shtatë dyer.
Pyetja 11: Ç’është grada e përsosmërisë në besim (Ihsani)?
Përgjigje 11: Grada e përsosmërisë në besim është ta adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, e pavarësisht se ti nuk e sheh Ai të shikon ty.
Autor: Salim bin Sead Tauil
Përktheu: Edmond Ajdini
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve