A konsiderohet kufër i madh kërkimi i ndihmës nga ata që nuk janë prezent ose nga i vdekuri?

July 15, 2017

Pyetja e dytë nga fetvaja me nr. 9272.

Pyetje: A konsiderohet kufër i madh kërkimi i ndihmës nga ata që nuk janë prezent ose nga i vdekuri?

Përgjigje: Po, kërkimi i ndihmës nga të vdekurit apo nga ata që nuk janë prezent konsiderohet shirk (idhujtari) i madh, ku vepruesi i saj del prej fesë Islame (ky është rregulli i përgjithshëm). Bazuar kjo në fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë: “Ai që pos Allahut adhuron zot tjetër duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm tek Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” |El-Mu’minun: 117|

Dhe fjala e Tij: “Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin nuk do t’ju përgjigjeshin. Në ditën e Kiametit ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit. Askush nuk mund të të njoftojë (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” |Fatir: 13-14|

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva:

Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz

Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi

Anëtar: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...