Pyetja e parë nga fetvatë me nr. (4909).
Pyetje: A lejohet leximi i sureve jo sipas renditjes që është në Kuran, si p.sh. të lexohet surja El-Felek para se të lexohet surja En-nas?
Përgjigje: Më mirë është që suret të lexohen sipas renditjes që u është bërë në Kuranin e Othmanit, duke filluar me suren El-Fatiha, pastaj El-Bekare, pastaj Al-Imran derisa të përfundojë me suren En-nas. Është e ditur se fillimisht lexohet El-Feleku pastaj En-Nasi sipas renditjes që i është bërë Mus’hafit të Othmanit dhe jo e kundërta.
Nëse e fillon leximin e sures En-nas, pastaj El-felek, pastaj El-Ihlas duke u ngjitur nga poshtë-lart për të mësuar përmendësh, atëherë nuk ka problem.
Allahu jep sukses! Paqja dhe salavatet e Zotit qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për studime dhe fetva:
Kyetar: AbdulAziz Bin Baz
Nën Kryetar: Abdurrezak Afifi
Lektor: Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Gentian Rushiti
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij