Fetvaja me nr. 5828.
Pyetje: Cila vepër vullnetare është më e vlefshme tek Allahu: Leximi i Kuranit, duaja, apo falja e namazit nafile?
Përgjigje: Padyshim se leximi i Kuranit është vepër shumë e vlefshme, gjithashtu falja e namazeve nafile është vepër shumë e vlefshme. Edhe duaja është shumë e vlefshme madje ajo është thelbi i adhurimit. Por përparësia dhe vlera sipërhore e një vepre ndryshon në varësi të gjendjeve, kohës, shkaqeve dhe motiveve. Të këshillojmë që të shtosh leximin e Kuranit, faljen e namazeve nafile dhe lutjet sipas mundësisë, duke i kushtuar rëndësi sinqeritetit për Allahun dhe korrektesisë në kryerjen e veprës. Nëse vepron kështu, atëherë përgëzohu me të mira dhe shpërblim të madh.
Allahu e jep suksesin!
Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike:
Abdulaziz bin Bazi
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah bin Gudejan
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zullumi – rrënuesi i popujve dhe shoqërive Dr. Fatmir Strumi
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni