Pyetja e pestë me nr. 8097.
Pyetje: Ka raste që më vijnë pyetje fetare, dhe kur nuk jam i sigurt për përgjigjen u them: Mendoj se pergjigja është kjo. A lejohet të pergjigjem në këtë mënyrë?
Përgjigje: Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe nderimet e Tij janë mbi Pejgamberin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Një muslimani nuk i lejohet të japë fetva (përgjigje) pa dituri. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni.”
Në një ajet tjetër thotë: “Thuaj: Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme qofshin të hapura oapo të fshehta, nga gjynahet dhe nga dhunimi pa të drejtë. T’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte, dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.”
Duke u bazuar në këto ajete nëse pyetesh për diçka dhe nuk je i sigurt për saktësinë e përgjigjes, duhet të thuash: Allahu e di më mirë! Ose: Unë nuk kam dituri për këtë.
Suksesi vjen prej Allahut! Paqja dhe nderimet e Tij ia dërgojmë Muhamedit, familjes dhe shokëve të tij!
Komisioni i përhershëm i fetvave dhe studimeve akademike:
Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah Gudejan
Abdurrazak Afifi
Përktheu: Arjan Gazidede
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli