Fetvaja nr. 2634.
Pyetje: A i lejohet femrës që kur të falë namazin e sabahut, të akshamit ose të jacisë, ta lexojë Kuranin me zë të lartë njësoj siç veprojnë burrat?
Përgjigje: Nëse është duke u falur e vetme në shtëpinë e saj apo me një grup grash, apo qoftë dhe në prani të familjarëve të saj meshkuj të cilët janë mahrem për të, i lejohet ta ngrejë zërin gjatë leximit të Kuranit në namaz.
Gjithashtu, lejohet nëse u prin në namaz disa grave në shtëpinë e saj apo diku tjetër ku ka vetëm gra.
Nëse aty ku po falet ka pranë meshkuj të huaj që e dëgjojnë zërin e saj, atëherë më e mira është që të mos e ngrejë zërin gjatë këndimit të Kuranit.
Allahu e jep suksesin!
[Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike:]
Abdulaziz bin Bazi
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah bin Gudejan
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Përdorimi i Pastës së Dhëmbëve Gjatë Agjërimit Lexhnetu Daime
- Reflektim rreth Ngjarjeve që Ndodhin në Vendet Muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Dr. Fatmir Strumi
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi