Pyetja e shtatë nga fetvaja me nr. 820.
Pyetje: Një i varfër nuk posedon shtëpi dhe as truall mbi të cilin mund të ndërtojë shtëpinë. Aty pranë ndodhet një varrezë e vjetër 100 vjeçare ose edhe më e vjetër, dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk është varrosur askush tjetër. Ky i varfër kërkon të ndërtojë një shtëpi në atë varrezë, a i lejohet diçka e tillë?
Përgjigje: Toka ku janë varrosur të vdekurit konsiderohet Vakëf i caktuar për ata që prehen aty dhe nuk i lejohet askujt të ndërtojë shtëpi për veten e tij, i pasur apo i varfër qoftë ai. Gjithashtu, nuk i lejohet të veprojë diçka që përkon me interesin e tij personal edhe nëse ajo varrezë është e vjetër. Toka e Allahut është mjaft e gjerë dhe format e shfrytëzimit të hallallit janë të shumta. Prandaj muslimani duhet të kërkojë atë që i lehtësohet prej rrugëve të hallallit, e sa të shumta janë ato, dhe t’i largohet asaj që Allahu e ka ndaluar. Allahu i Lartësuar thotë: “Atij që i frikësohet Allahut Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi), dhe do t’i japë rrizk prej nga nuk e pret.”
I gjithë suksesi vjen nga Allahu! Paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva:
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Gudejan
Abdullah bin Meni’j
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Disa dispozita që lidhen me sexhden e harresës Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Gjërat që e prishin namazin Udha e Besimtarëve
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen (tevekulin) tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- Lutja në ruku’ Udha e Besimtarëve