Pyetja e dytë me nr. 9233.
Pyetje: Gjatë abdesit a duhet të preket qafa me duar të njoma? Apo nuk është përmendur kjo gjë në Kuran dhe në hadithet e Muhamedit (alejhi selam)?
Përgjigje: Falenderimet i takojnë Allahut! Paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Nuk ka ndonjë argument, qoftë në Kuranin famëlartë apo në hadithet e Pejgamberit (alejhi selam) që ta pohojë prekjen e qafës me duar të lagura gjatë abdesit. Nisur nga kjo, diçka e tillë nuk duhet të praktikohet.
Suksesi vjen prej Allahut. Salavatet dhe selamet janë mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah Gudejan
Abdurrazak Afijfi
Abdulaziz bin Bazi
Përktheu: Arjan Gazidede
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije