Pyetja e parë nga fetvatë me nr. 4849.
Pyetje: Cili është mendimi më i saktë në çështjen e pastërtisë së ujit? Ju lutem na shpjegoni dhe na i sqaroni cili është ilaçi kurues i ngacmimeve (vesveseve) në çështjet e pastërtisë. Sepse kam një shok i cili ka ngacmime, saqë nganjëherë disa rroba i lë pa përdorur për shkak të disa pikave të ujit që mund të bien gjatë marrjes së abdesit në banjo. Këto vesvese e kanë bërë të lërë edhe namazin. Pasi e këshillova ai e filloi namazin nga e para, porse ka kërkuar nga unë që ta orientoj për tek ilaçi i këtyre ngacmimeve.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut të Vetëm, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
Së pari: Origjina tek uji është pastërtia, e nëse e ndryshon ngjyrën, shijen apo erën e tij me ndonjë papastërti (që përzihet me të), atëherë ky ujë bëhet i papastër, i pakët apo i shumtë qoftë ai. Nëse nuk e ndryshon njërën prej këtyre tri cilëve që përmendëm më lart, atëherë është i pastër. Nëse uji është shumë i pakët si sasi nuk bën të përdoret në pastrim, e themi këtë për të qenë brenda (rregullave) dhe për tu larguar nga mospajtimet e dijetarëve, si dhe duke praktikuar hadithin e Ebu Hurejrës të cilin e transmeton si fjalë të Profetit -alejhi selam- ku thotë: “Nëse qeni lëshon jargë në enën e ndonjërit prej jush le ta derdhë atë.”
E dyta: Ilaçi që shërben për kurimin e vesveseve është shtimi i përmendjes së Allahut, duke i kërkuar Atij shërim nga kjo gjendje. Të mos dorëzohesh para këtyre ngacmimeve, t’i refuzosh e të mos i pranosh. Pra, nëse dikush pastrohet nga papastërtia e vogël apo e madhja dhe pastaj i vijnë ngacmimet (vesveset) se nuk ka larë kokën p.sh. nuk duhet t’i jap rëndësi këtij ngacmimi. Le ta ndërtojë gjykimin e tij sikur e ka larë kokën, e kështu le të veprojë në të gjitha punët e tjera. Pra, të mos u shkojë mbrapa ngacmimeve sepse ato vijnë nga i mallkuari (shejtani). Kështu duhet të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga shejtani. Ky lloj ngacmimi vjen nga shejtani që quhet El hanas (posaçërisht për veseveset ndaj njerëzve).
Allahut i kërkojmë sukses, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij!
[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:]
Abdul Aziz bin Abdullah bin baz
Abdulla bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve