Cilat janë urtësitë e mospajtimeve mes dijetarëve?

July 31, 2017

Pyetja e parë nga fetvaja me nr. 4221.

Pyetje: Cilat janë arsyet (urtësitë) e mospajtimeve që kanë dijetarët në dispozita edhe pse ekzistojnë argumente për lejimin e asaj dispozite, siç është rasti i mospajtimit që ata kanë për faljen e namazit të xhenazes në mungesë. Ndërkohë që Ebu Hanifja dhe Maliku nuk e lejojnë, ndërsa Shafiu dhe Ahmedi e pohojnë. Hadithi i Ebu Hurejras dhe Xhabirit janë tekste pohuese të mendimit që mbështet Shafiu dhe Ahmedi.

Përgjigje: Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe nderimet qofshin mbi Profetin, familjen dhe shokët e tij!

Ka raste kur arsyeja e mospajtimit mes dijetarëve të fikhut të jetë kuptimi rreth një hadithi, apo kur një hadith të mos i ketë arritur ndonjërit prej tyre. Gjithashtu, mund të jetë për shkak të dhënies përparësi të një argumenti ku në pamje të parë bien ndesh me njëri- tjetrin. Ose mund të mund të kenë mospajtime për shkak të abrogimit (pezullimit) të një argumenti, apo edhe për ndonjë arsye tjetër. Megjithatë, nëse do të zgjerohesh më shumë në këtë temë lexo librin “Rafu el Melam an eimetil alam” të shejhul Islam ibn Tejmijes, sepse aty do të gjesh përgjigje të qarta në dashtë Allahu.

Vetëm Allahu është ai që jep suksesin! Paqja dhe nderimet e tij qofshin për Profetin, familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva:

Abdul Aziz bin Baz

Abdu Rrezak el Afifi

Abdullah bin Gudejan

Abdullah bin Ku’ud

Përktheu: Fatjon Isufi

Loading...