Pyetja e gjashtë nga fetvaja me nr. (4624).
Pyetje: Në cilin vit të hixhrit ka filluar Haxhi, dhe kush është transmetimi më i saktë në lidhje me këtë?
Përgjigje: Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket vitit në të cilin është bërë obligim Haxhi. Thuhet se është bërë obligim në vitin e pestë hixhri. Thuhet se është bërë obligim në vitin e gjashtë. Thuhet se është bërë obligim në vitin e nëntë. Dhe thuhet se është bërë obligim në vitin e dhjetë. Më pranë të saktës janë dy fjalët e fundit se haxhi është bërë obligim në vitin e nëntë dhe të dhjetë. Allahu e di më së miri!
Allahu është Dhuruesi i suksesit!
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Anëtar: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Haxhi
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi