Pyetja e parë dhe e dytë nga fetvatë me nr. 17961.
Pyetja: Çfarë dallimi ka midis zotimit dhe betimit? Cila prej tyre është më e rëndë? Po në qoftë se dikush thotë: “Zotohem para Allahut që nuk e bëj më atë punë!” – e pastaj e bën përsëri. A konsiderohet kjo thyerje e betimit dhe a obligohet me shlyerje?
Përgjigjje: Nëse dikush thotë: “Zotohem para Allahut…,” – apo thotë: “Betohem për Allahun…” – ose thotë: “Jap besën para Allahut se nuk do ta bëj më atë punë!” Të gjitha këto konsiderohen njësoj betime, dhe në rastin kur personi nuk e mban fjalën e dhënë obligohet me shlyerje të thyerjes së betimit. Allahu i Madhëruar thotë:
لَا يُؤَاخِذُكُمُ اللَّهُ بِاللَّغْوِ فِي أَيْمَانِكُمْ وَلَٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا عَقَّدتُّمُ الْأَيْمَانَ ۖ فَكَفَّارَتُهُ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَاكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍ ۖ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلَاثَةِ أَيَّامٍ ۚ ذَٰلِكَ كَفَّارَةُ أَيْمَانِكُمْ إِذَا حَلَفْتُمْ
“Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim por u ndëshkon për betimin e bërë me qëllim. Larja e gjynahut për thyerjen e betimit është ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj, ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto le të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja për thyerjen e betimeve tuaja nëse betoheni.” | El Maide: 89.
Komisioni i përhershëm i fetvave:
Abdul Aziz bin Baz
Abdullah bin Gudejan
Salih el Feuzan
Abdul Aziz Al esh Shejh
Bekr ebu Zejd
Përktheu: Edmond Ajdini
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi