Pyetja e tretë nga fetvaja me nr. 7289.
Pyetje: Nëse dikush bën një vepër të mirë por nuk synon arritjen e shpërblimit pasi është i painformuar në lidhje me sevapin që fitohet me bërjen e asaj vepre, në këtë rast a i shkruhet sevapi për atë vepër?
Përgjigjje: Nëse ky njeri e bën atë vepër për hir të Zotit dhe nëse vepra është konform dispozitave dhe rregullave fetare, ai e arrin shpërblimin e caktuar për atë vepër, pavarësisht faktit nëse vepruesi ka apo nuk ka dijeni rreth atij shpërblimi.
Allahun e lusim të na japë sukses! Paqja, mëshira dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva:
Abdul Aziz bin Baz
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Edmond Ajdini
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Si filloi jeta dhe krijimi? Udha e Besimtarëve
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi