Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) duke mbajtur hytbe në Arafat dhe të thotë: “Kush nuk gjen sandale të veshë shoshone, dhe kush nuk gjen izar të veshë shallvare.” Muttefekun alejhi.
Shejh Abdurrahman es-Sadij (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Në hadith ka argument se nuk është detyrë prerja e shoshoneve sepse kjo është e abroguar (shfuqizuar si gjykim). Nëse një gjë e tillë do ishte detyrë atëherë ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) do e kishte sqaruar në këtë vendqëndrim madhështor (në Arafat).
Në hadith ka argument se kërkohet nga imami që t’u ligjërojë njerëzve dhe t’u sqarojë të gjitha gjërat për të cilat ata kanë nevojë.
“Et-Tealikatu ala Umdetil-Ahkam”.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi
- Kur dija ngrihet dhe padituria sundon Udha e Besimtarëve
- Koha që ikën pa u ndier Udha e Besimtarëve
- Sekreti i bereqetit në veprat dhe kohën e dijetarëve Dr. Fatmir Strumi
- Kopshtet e Xhenetit dhe dëshirat që nuk shterojnë Udha e Besimtarëve