Pyetja e dytë nga fetvaja me nr. 7720:
A lejohet leximi i Kuranit shtrirë, në këmbë, apo duke ecur?
Përgjigje: Po, lejohet, sepse në origjinë kjo gjë ska ndonjë ndalesë. Përveç kësaj nuk ekziston ndonjë argument nga sheriati që e ndalon. Nga ana tjetër, ekziston fjala e përgjithshme ku Allahu i Lartësuar i cilëson të zotët e mendjes duke thënë: “Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë.” [Al Imran: 191]
Dhe leximi i Kuranit konsiderohet prej dhikrit (që përkujtohet me të Allahu).
Prej Allahut vjen ndihma! Paqja qoftë mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i fetvave:
Abdullah Gudejan
Abdurrazak El Afifij
Abdulaziz bin Bazi
Përktheu: Arjan Gazidede
Të Ngjashme
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Disa dispozita që lidhen me sexhden e harresës Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Gjërat që e prishin namazin Udha e Besimtarëve
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- Lutja në ruku Udha e Besimtarëve