Ndryshimi i së keqes

August 22, 2017

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudrij se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij. Nëse nuk mundet (ta ndryshojë me dorën e tij), atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij. E nëse nuk mundet (ta ndryshojë dhe me gjuhën e tij), atëherë le ta ndryshojë me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët.” Hadithin e transmeton Muslimi.

Jurisprudenca e hadithit:

-Obligueshmëria e ndryshimit të së keqes me të gjitha mjetet e mundshme (që posedon njeriu).

-Urdhërimi për vepra të mira dhe ndalimi nga të këqijat është përgjegjësi për secilin individ nga populli (umeti) Islam. Secili e përmbush këtë obligim sipas mundësive të tij.

-Hadithi ka  përmbledhur  shkallët  e  ndryshimit  që duhet të ndjekë personi për ndryshimin e së keqes, e ato janë si vijon:

1. Urrejtja (dhe ndalimi) e të keqes me dorë dhe me gjuhë. Këto janë detyrë (vaxhib) sipas mundësisë dhe fuqisë.

2. Urrejtja me zemër e cila është farz për secilin musliman në çdo gjendje. Nëse ai nuk e urren të keqen me zemrën e tij kjo tregon për ikjen e besimit nga ai.

-Në hadith ka argument se veprat bëjnë pjesë tek besimi.

 

Marrë nga libri: “Behxhetu en nadhirin sherh Rijadis-Salihin” vëll. 1.

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...