Pyetje: Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të, udhëtoi natën e Israsë për në xhaminë Aksa e më pas u ngrit në qiellin e shtatë, në vendin e quajtur Sidretu Munteha siç është cekur në librin “Tefsiru Savi ala Xhelalejn”. A e ka parë Profeti alejhi selam Allahun e Lartësuar me sytë e tij në këtë ngritje në qiell?
Përgjigje: Besimi i ehli sunetit dhe xhematit i bazuar në argumetet fetare është se Muhamedi, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të, nuk e ka parë Zotin me sytë e tij në këtë udhëtim. Kjo sepse është transmetuar se ai vetë ka thënë: “Kam parë dritë!” Në një transmetim tjetër ka thënë: “Ishte dritë, e si mund ta shihja?!” Këto transmetime i përmend imam Muslimi në librin e tij të saktë. Gjithashtu Pejgamberi, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Dijeni se askush prej jush nuk mund ta shohë Zotin e tij deri sa ai (njeriu) të ndërrojë jetë.” Transmeton imam Muslimi.
Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave:
Kryetar: Abdulaziz ibn Baz
Nënkryetar: Abdurazak ibn Afifi
Anëtar: Abdullah ibn Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejan
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin