A lejohet leximi i Kuranit në kohët në të cilat ndalohet falja e namazit vullnetar?

• August 26, 2017

Fetvaja nr. 6914

Pyetje: Në një hadith profetik tregohet se është e ndaluar falja e namazit vullnetar gjatë lindjes së diellit dhe perëndimit të tij. A e përfshin kjo ndalesë edhe leximin e Kuranit, apo leximi i Kuranit në këto dy kohë është i lejuar?

Përgjigja: Leximi i Kuranit në këto dy kohë është i lejuar pasi ndalesa është vetëm për namazin vullnetar. Leximi i Kuranit është i lejuar në të gjitha kohët, madje feja na nxit që ta lexojmë sa më shumë Kuranin. Nuk themi se ndalohet leximi i tij në ndonjë kohë të caktuar, veçse nëse do të kishim ndonjë argument të qartë që do ta ndalonte një gjë të tillë.
Me ndihmën e Allahut arrihet suksesi!
Paqja, mëshira dhe bekimet më të përzemërta qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij!

 

Komisioni i përhershëm i fetvave

Përktheu: Edmond Ajdini

Loading...