Falja e namazit me këpucë

September 2, 2017

Falja e namazit me këpucë dhe largimi i papastërtive prej tyre.

Transmetohet nga Ebu Seid (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në xhami le të shikojë këpucët e tij. Nëse sheh në to ndonjë papastërti, atëherë le t’i pastrojë duke i fërkuar në tokë dhe pastaj të falet me to.” Hadithin e ka nxjerrë Ebu Daudi (650) dhe Ibën Huzejme (1017). Hadithin e ka saktësuar Ibën Huzejme.

Çfarë përfitohet nga hadithi:

-Ligjshmëria e faljes së namazit me këpucë nëse je i sigurt për pastërtinë e tyre.

-Fërkimi i këpucëve në tokë është pastërti për to nga papastërtitë.

-Obligueshmëria e shikimit të këpucëve (nëse kanë ndonjë papastërti) para fillimit të namazit. Nëse personi sheh papastërti në to, atëherë ai e largon atë duke i fërkuar këpucët në tokë.

-Saktësimi i namazit të atij që i ka veshur këpucët -nga harresa- duke patur papastërti, dhe gjatë namazit kujtohet. Por duhet patjetër që t’i heq ato (këpucët) e pastaj të vazhdojë namazin e tij.

 

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...