Thënia “Amin” pas leximit të sures El-Fatiha.
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur mbaronte leximin e “Ummil-Kuran/Fatihanë” e ngrinte zërin dhe thoshte “Amin”. Hadithin e transmeton Ed-Darakutni dhe e ka konsideruar të mirë (hasen) Hakimi i cili e ka saktësuar.
Shpjegimi fjalëve:
“Amin” – O Allah! Përgjigju (pranoje lutjen)!
Çfarë përfitohet nga hadithi:
-Pëlqyeshmëria e thënies “Amin” me zë nga imami dhe xhemati në namazet me zë.
-Ligjshmëria e thënies “Amin” dhe zgjatja e zërit me të nga ana e imamit.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme