Uji i detit është i pastër dhe pastrues

September 7, 2017

Uji i detit është i pastër dhe pastrues.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për ujin e detit ka thënë: “Uji i tij është i pastër dhe pastrues, ndërsa e ngordhura e tij është e lejuar.” Hadithin e transmetojnë Ahmedi (403), Ebu Daudi (83), Tirmidhiu (69), Nesaiu (59), Ibën Maxhe (386-387) etj. Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (7048) dhe “Es-Sahihah” (480).

Çfarë përfitohet nga hadithi:

-Uji i detit është i pastër në vetvete dhe pastrues për të tjerët.

-Lejimi i ngrënies së kafshëve (gjallesave) të ngordhura të detit.

-Shtimi në dhënien e përgjigjes ndaj pyetjes së pyetësit. Nëse ai që jep përgjigjen mendon se pyetësi nuk e di këtë gjykim fetar dhe është i nevojshëm për të.

 

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...