Pyetja e parë nga fetvatë me nr. 14702.
Pyetje: Nëse dikush vdes duke u falur në xhami, a duhet larë xhenazja e tij?
Përgjigje: Ai që vdes duke u falur duhet t’i lahet xhenazja, sepse ai konsiderohet si gjithë të vdekurit e tjerë që duhen larë. Atij që nuk i lahet xhenazja është shehidi (dëshmori) që vritet në luftë për Allahun, ndërsa ai që vdes duke falur namaz shpresohet të jetë shenjë e mirë për të sepse mbyllja e jetës së tij ka qenë në punë të mirë.
Lusim Allahun për ne dhe për të falje!
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamedin!
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:
Abdul Aziz bin Baz
Abdulla bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Abdu Err-rrezak Afifi
Përktheu: Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- Festat jo-islame; Dita e 1 Majit si Shembull Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e Lutjes së Pranueshme Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi