Cili është gjykimi në marrjen e çmimeve në konkurset e mësimit të Kuranit përmendësh?

October 1, 2017

Pyetja e pestë nga fetvatë me nr. (6498).

Pyetja 5: Cili është gjykimi në marrjen e çmimeve në konkurset e mësimit të Kuranit përmendësh?
A lejohet të bëhen konkurse për femra në mësimin përmendësh të Kuranit, duke pasur përpara komisjonin vlerësues të udhëhequr nga burra? Apo kjo konsiderohet bidat (risi) që të çon në fitne?
A lejohen në origjinë konkurset në këtë fushë?

Përgjigje: Nuk është problem nëse ajo nuk e zbukuron zërin, ashtu sikurse Allahu i Madhëruar thotë: “O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni sikurse gratë e tjera. Nëse i frkësoheni Allahut mos flisni me përkëdheli që të mos u lakmojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme.” El-Ahzab: 32.
Të jetë me hixhab (mbulesë islame) e të mos jetë e veçuar me të huaj.

Allahu jep sukses. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!

Komisjoni i përhershëm për studime dhe fetva:

Kryetar: AbdulAziz bin Baz.
Zv.Kryetar: Abdurrezak Afifi.

Loading...